Site icon Tetova Expres

MAKOLLI: KOSOVËN TA PËRFAQËSOJMË SA MË DENJËSISHT NË ARENËN NDËRKOMBËTARE!

Kryetari i Federatës së Kik Boksit të Kosovës, Fatmir Makolli, nderohet me Medaljen Presidenciale të Meritave për kontributin në sport. Gjatë një prononcimi për Tv Koha, Makolli ka folur edhe për sfidat me të cilat përballet sporti i Kikboksit.

 Fatmir Makolli është nderuar me Medaljen Presidenciale të Meritave nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në sportin e Republikës së Kosovës, veçanërisht në kick-box.

 Fatmir Makolli gjatë një prononcimi për Tv Koha tha se ky çmim e motivon edhe më shumë për të vazhduar punën në rritjen e nivelit të Kick-boxit në Kosovë.

‘’Për mua  kjo mirënjohje  ka qenë  një nderë i madh  që më është bë  dhe  punës time dhe  rrugës  time. Rrugëtimin tim që e kam  bë  në sport  kjo në fund u kurorëzua me këtë medalje  dhe besoj  që unë  kam  qenë shumë i nderuam  dhe  jam i priveligjuar që kam arrit  ta kem  këtë medalje  prej  presidentes. Gjithashtu  kisha  falënderua   shumë presidenten për këtë çmim  që ma ka nda  dhe besoj  që kjo tregon që unë 50 vite merrem me sport  dhe ia kam kushtua  sportit . Besoj  që kjo u kurorëza  në  fund  me këtë mirënjohje’ ’ deklaroi Fatmir  Makolli

 Duke marrë parasysh se sportet luftarake paraqesin sinonim të suksesit sportiv, sipas Makollit sfida kryesore mbetet që Kosova sa më denjësisht të prezantohet në arenën ndërkombëtare.

Advertisement

  ’Me të thënë të drejtën, tani ne nuk kemi shumë sfida, se dihet neve na përkrah  gjithmonë ministria e  sportit,  shteti, e kemi përkrahjen dhe besoj se në arenën ndërkombëtare ku e përfaqësojmë vendin  tonë, flamurin tonë dhe shtetin tonë, besoj se ka vend edhe me i pas  kushtet edhe më të mira. Besoj që në të ardhmen do t`i kenë sportistët tonë dhe  do të na përfaqësojnë sa ma denjësisht në arenën ndërkombëtare’’ tha  Fatmir Makolli

 Fatmir Makolli, ndër vite, ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në sportin e Republikës së Kosovës, fillimisht si garues, veçanërisht gjatë periudhës së gjeneratës së sakrificës në vitet ’90.

 Pas luftës, ai vazhdoi angazhimin e tij në sport si kryetar i Federatës së Kick-Box-it të Kosovës, detyrë të cilën e ushtron edhe sot.

 Shaban  Sinani – TV KOha
Exit mobile version