Site icon Tetova Expres

MASA ANTI-KRIZË: QEVERIA UL AKCIZAT PËR KARBURANTET!

Qeveria po përgatit një ndërhyrje në çmimet e karburanteve, në përpjekje për të zbutur presionin e ri të çmimeve në treg. Ulja e akcizave për naftën dhe benzinën tashmë janë në tavolinë, ndërsa vendimi pritet të merret në mbledhjen e nesërme të jashtëzakonshme të Qeverisë.

Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi se në seancën e nesërme të jashtëzakonshme të Qeverisë do të korigjohen akcizat për karburantet kurse do të diskutohen edhe masat e tjera anti-krizë.

Sipas kalkulimeve të Qeverisë pas mbylljes së bursës të enjten për shkak të Festës së Pashkëve, pa këtë masë, dizeli duhet të shtrenjtohet për rreth 7 denarë, kurse benzina deri 2 denarë.

“Me ndryshimin e akcizave supozoj se cmimi I dizelit, të hënën do të korigjohet për rreth 3 den. Duke marrë parasysh se po skadon lirimi I OKTA-s prej 3 den për dizelin do t`i ripërtrijmë negociatat nëse do të vazhdojë lirimi. Nëse vazhdohet më tej nuk do të ketë rritje të cmimit të dizelit nga cmimi maksimal që konsntohet nga KRRE-ja. Për benzinat do të thotë se lirohen rreth 1.5 den dhe nëse OKTA vazhdon lirimin sërish do të kemi ulje prej 2.5 den për benzinat”

Konkretisht, nafta pritet të rritet minimalisht – rreth 3 denarë, në vend të një rritjeje më të madhe, ndërsa për benzinën pritet një ulje e lehtë.

Advertisement

Megjithatë, kjo masë do të ketë efekt financiar mbi buxhetin e shtetit. Ulja e akcizave do të nënkuptojë humbje prej dhjetëra milionë eurosh, por kryeministri siguron se mjetet janë të garantuara falë, siç thotë ai, “menaxhimit të kujdesshëm të financave publike”.

Përveç kësaj, është paralajmëruar edhe vazhdimi i masës për TVSH të reduktuar për karburantet në nivelin 10%, e cila do të mbetet në fuqi edhe për të paktën dy javë të tjera.

Duke pasur parasysh paqëndrueshmërinë e tregjeve globale të energjisë, është e qartë se ndërhyrjet do të mbeten pjesë e politikave ekonomike edhe në periudhën në vijim, me qëllim mbajtjen nën kontroll të çmimeve dhe mbrojtjen e standardit të qytetarëve.

Exit mobile version