Në ndeshjen e xhiros së 25-të në Ligën e Parë të futbollit, në Tetovë, Shkëndija zhgënjeu tifozët duke pësuar humbje nga Pelisteri me rezultatin 2 me 1.
Shkëndija bëri një hap prapa në betejën për titullin kampion. Në Tetovë, Pelisteri, mbase shfrytëzoi ditën e keqe të tetovarëve dhe kthehet me tri pikë në Manastir.
Padyshim se suksesit të Pelisterit më së shumti I gëzohen tifozët e Vardarit duke marrë parasysh rivalitetin mes dy skuadrave për titullin kampion.
Ndryshe, në ndeshjen e sotme në Tetovë, të parët avancuan mysafirët me golin e Spirovskit në minutën e 37-të, kurse barazoi Besart Ibraimi në minutën e 43.
Vlen të përmendet se Ibraimi golin e tij të sotëm ia kushtoi bashkëlojtarit Reshat Ramadani i cili pësoi një dëmtim të rëndë në ndeshjen me përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut në Irlandë.
Kur pritej që Shkëndija në pjesën e dytë ta tregojë në vepër cilësinë dhe domininimin, krahas shumë rasteve, në minutat shtesë të ndeshjes, Pelisteri, përmes Kerimit shënoi edhe golin e dytë dhe të fitores në Tetovë.
Pavarësisht humbjes do të vazhdojë “beteja” për titullin kampion, pasi edhe rezultati I ndeshjes së sotme në Tetovë, por edhe fitorja e Arsimit ndaj Vardarit dëshmojnë se sa e paparashikueshme është Liga e Parë e futbollit.
Gjithashtu edhe “lufta” për ekzistencë ka për të qenë mjaft dinamike, me cka priten edhe ndeshja interesante dhe vendimtare deri në fund të kampionatit.
