Site icon Tetova Expres

LIGA E DYTË: KRYESOJNË OHRI DHE SHKËNDIJA (H)

Katër fitore të skuadrave vendase, një barazim dhe tre fitore të mysafirëve me gjithsejt 23 gola të shënuar është epilogu i ndeshjeve të javës së 23 në Ligës së dytë të futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Shkëndija e Haraçinës para tifozëve të vetë në stadiumin e Maxharit mundi ekipin e Teteksit 2-0.

 Me tre pikët e fituar vazhdon të mbetet njëra nga katër skuadrat  pretendente per titullin kampion dhe promovim në elitën e futbollit.

 Ndeshja derbi i  kësaj  jave  që u zhvillua në Autokomandë midis Skopjes dhe Bregallnicës së Shtipit përfundoi me fitoren e  mysafirëve  0-1.

 Fitore ka  regjistruar edhe Ohri që mposhti Novacin  3-0.

Advertisement

 Në Ligën e Dytë, tabelën e kryesojnë Ohri dhe Shkëndija me nga 52 pikë, para  Skopjes me 50 dhe Bregallnicës me 49  pikë.

 Në xhirot e mbetura këto katër skuadra do të zhvillojnë “beteja” për të siguruar dy vende për t`u inkuadruar në Ligën e Parë.

 Rezultatet:  e javës së 23-të Shkëndija (H) – Teteksi 2-0, Bellasica – Osogova 0-0, Slloga Vinicë – Pobeda 4-2, Detonit Plaçkovica– Kozhufi 3-2,   Skopje – Bregallnica  0-1 ,Prespa  – Kamenica Sasa 1-4, Ohri – Novaci 3-0,  dhe Golemo Konjare – Vardari Negotinë 0-1.

 

 SHABAN SINANI – TV KOHA
Advertisement
Exit mobile version