Site icon Tetova Expres

LIGA E PARË: XHIROJA E 25-të, JAVA E BEFASIVE NË TETOVË E STRUGË!

Tre fitore të skuadrave vendase një barazim dhe dy fitore të ekipeve  mysafire me gjithsejt  25  gola të shënuar është epilogu i javës së 25-të të kampionatit në Ligën e parë të futbollit vendor. Në këtë xhiro ndodhën edhe dy beasi të mëdha. Shkëndija u mposht në Tetovë nga Pelisteri kurse Struga Trim Lum në Strugë nga Rabotniçki.

Pelisteri ndali serinë pozitive të fitoreve të Shkëndisë në sezonin pranveror duke u bërë një shërbim të madh rivalëve të “përbetuar” Vardarit.

Për Shkëndinë kjo humbje mbase erdhi në momentin më të duhur duke ndezur “alarmin” që në 8 xhirot e fundit cdo ndeshje të jetë – ndeshje finale.

“Kuqezinjtë” thonë se disfata nga Pelisteri gjithsesi se do të ndikojë në motivimin e ekipit në ndeshjet e radhës

’Unë besoj që  Shkëndija ka treguar shumë herë se dinë të kthehet edhe pas rezultateve  negative ose pas ndonjë humbje . Ne do mundohemi të rikthehemi në maksimumin e mundshëm tonin  që të fitojmë ndeshjen e ardhshme dhe të luftojmë deri në fund të kampionatit’’ deklaroi trajneri  Jeton Beqiri

Advertisement

Rabotniçki është shndërruar në hitin e sezonit pranveror. “Romantikët” hap pas hapi po largohen nga zona e rrezikut. Të dielën në Strugë mposhtën Struga Trim Lum duke bërë një hap të madh në “betejën” për ekzistencë në Ligën e Parë.

Në tetë xhirot e fundit, Vardari dhe Shkëndija mbeten dy konkurrentët kryesor për titullin kampion, kurse Struga Trim Lum me 53 pikë pothuajse ka të siguruar daljen në Evropë.

Tetë xhirot e fundit do të sjellin edhe ndeshje “për jetë a vdekje” për skuadrat në fundin e tabelës.

Derisa Shkupi tashmë ka rënë në kategorinë e dytë, për Arsimin, Pelisterin, Rabotniçkin dhe Makedonija Gjorçe Petrovin cdo ndeshje do të jetë me rëndësi të vecantë dhe cdo pikë e fituar do të ketë vlerë të madhe.

Shaban Sinani – TV Koha

Advertisement
Exit mobile version