Site icon Tetova Expres

“Ligji në letër, diskriminim në praktikë”/ Nis protesta për provimin në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët “pushtojnë” Shkupin

Njëri nga organizatorët e protestës, Mevlan Ademi tha se studentët nuk do të dorëzohen deri sa të ketë drejtësi për ata sepse “nuk ka barazi pa gjuhën shqipe”.

Besar Sejdiu tha se studentët kërkojnë zbatimin e Kushtetutës dhe ligjeve.

Besjan Rexhepi tha se protesta nuk është kundër askujt, por, thirrje për respekt ndaj drejësisë.

Jon Selimi tha mos ua mohojnë studentëve shqiptar të drejtat e garantuara me ligj.

Marshi ariti para Ministrisë së Drejtësisë. Dorëheqje kërkohet nga ministri. “Mos rri në dritare ministër” bërtasin ata.

Advertisement

Numri i studentëve është rritur. Kërkojnë të drejtën e tyre për të folur shqip. Ata u nisën drejt Ministrisë së Drejtësisë, duan dorëheqje nga ministri i djejtësisë, Igor Filkov.

“Studentët nuk tolerojnë”, “Ministër dorëheqje”, “Drejtësi, barazi!” “Nuk ka shtet pa rini”, “Ne flasim shqip” bërtasin ata mbi Urën e Gurit.

Protesta ka marrë mbështetje edhe nga individë, funksionarë dhe shoqata tjera nga RMV-ja, Shqipëria dhe Kosova.

Por, e njëjta ka nxitur edhe përplasje midis dy blloqeve politike shqiptare në RMV, VLEN dhe BDI.

Kryeministri i vendit Hristijan Mickoski përsëri u garantoi studentëve se do ju gjejë zgjidhje, ndërsa u bëri apel që të mos bëhen vegël e BDI-së.

Advertisement

“Unë i garantoj studentët se siç janë gjetur shumë zgjidhje për shumë sfida dhe shumë lëshime nga e kaluara, ashtu edhe për këtë do të gjendet zgjidhje përkatëse. Unë mendoj se atë tanimë e dinë dhe apeli im është që të mos lejojnë të jenë vegël në duart e partisë politike që ende jeton në kujtimet e së kaluarës, gjegjësisht në kohën e shekullit të kaluar”, tha me 5 prill Hristijan Mickoski.

Çështja e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe po përcillet me bujë të madhe periudhën e fundit pasi 385 studentë shqiptarë nga tre fakultete të juridikut (UT, UEJL, UNT) në Maqedoninë e Veriut përmes një peticioni kërkuan nga institucionet që provimi i jurisprudencës të jepet edhe në gjuhën shqipe, në gjuhën në të cilën i kryejnë studimet, pasi siç thonë, u takon me ligj.

Në Ligjin për Provimin e Jurisprudencës nuk ekziston dispozitë ligjore në të cilin thuhet se ky provim mund të mbahet vetëm në gjuhë maqedonase.

Ministria e Drejtësisë me në krye Igor Fillov vazhdimisht ka insistuar se provimi i jurisprudencës nuk mund të mbahet në gjuhën shqipe pavarësisht Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Ndërsa inspektimin e Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve e kanë quajtur si presion.

Në ndërkohë, Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve pas mbikëqyrjes së jashtëzakonshme ia tërhoqi vërejtjen Ministrisë së Drejtësisë në krye me Igor Fillkovin se nuk e kanë mundësuar dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe pavarësisht detyrimit ligjor dhe kushtetues.

Advertisement

Ministria e Drejtësisë nuk e ka ndërmend t’i zbatojë rekomandimet, por ka parashtruar ankesë ndaj këtij vendimi.

Edhe Avokati i Popullit përmes lëndës që e hapi për këtë çështje, doli me propozim konkret për Qeverinë ku i kërkon që përmes ministrisë së Drejtësisë, të fillojë procedurë për ndryshimin tre ligjeve: Jurisprudencës, Noterinë dhe Përmbarimin, që të njëjtat të harmonizohen me Ligjin për përdorimin e gjuhëve, që ky provim të jepet edhe në shqip.

 

 

 

Advertisement

 

 

Exit mobile version