Site icon Tetova Expres

Maqedonia e Veriut dhe SHBA i vazhdojnë bisedimet për tregëti, viza, mbrojtje, teknologji e energji

Qeveritë e të dy vendeve nesër në Washington do të vazhdojnë “dialogun strategjik” midis tyre, pas më pak se dy muaj pasi që të palët arriten pajtim për kornizën e marrëveshjes tregtare midis të dy vendeve.
Ministri i Jashtëm Timço Mucunski e udhëheq delegacionin nga Shkupi në të cilin janë edhe ministrat e punëve të brendshme, mbrojtjes, transformimit dixhital dhe energjisë, e i cili do të takohet me Zëvendës Sekretarin Amerikan të Shtetit i SHBA-së, Christopher Landau, dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë amerikane.

Sipas përbërjes së delegacionit të qeverisë së vendit, në rend dite pritet që të jenë çështja e vizave, çështje bashkëpunimi ushtarak, teknologjia dixhitake dhe sektori i energjisë.
Në muajin Shkurt qeveritë e të dy vendeve ranë dakord për një kornizë për një marrëveshje tregtare.

Sipas kornizës, Maqedonia e Veriut do të eliminojë tarifat doganore për të gjitha mallrat industriale dhe bujqësore të SHBA-së të eksportuara në Maqedoninë e Veriut, ndërsa SHBA-të do të mbajnë një tarifë prej 15% për produktet e Maqedonisé sé Veriut.

E kjo kornizë për tregëti pritet që të jetë pjesë e bisedimeve përsëri për një marrëveshje përfundimtare, e cila do të mund të përfshijë edhe heqjen e mundshme të tarifave për produkte të caktuara të Maqedonisë së Veriut të eksportuara në SHBA.

Në vitin 2024, SHBA-të kishin një deficit tregtar mallrash prej 112.8 dollarësh amerikanë me Maqedoninë e Veriut, duke eksportuar 60.6 milionë dhe duke importuar 173.5 milionë.
Në njëmbëdhjetë muaj të vitit 2025 (janar-nëntor) deficiti u rrit në 203.7 milionë, sipas të dhënave tregtare të SHBA-së.

Advertisement

Takimi nesërm bëhet edhe në kohën kur tash Maqedonia e Veriut është duke ndërtuar tubacionin e gazit për t’u lidhur me Greqinë për të importuar gazin e lengshëm (ang.LNG) Amerikan nga terminali grek Aleksandropolos, për të prodhuar energji elektrike në termocentralin e cili duhet ende të ndërtohet në rrethin e Manastirit, por edhe ndonjë tjetër të paralajmëruar javë më parë nga kryeministri Hristijan Mickoski.

Exit mobile version