Site icon Tetova Expres

Mevlan Ademi: Nuk ka shtet të së drejtës pa barazi të gjuhës, jemi brezi që nuk hesht, nuk dorëzohet, brezi që mbron dhe flet shqip

Njëri nga organizatorët Mevlan Ademi para protestuesve parashtroi kërkesat e studentëve. Ai tha se kjo protestë nuk duhej të ndodhej kur dhe se studentët në vitin 2026 të dilnin në rrugë për gjuhën e tyre, raporton SHENJA.

“Po ja ku jemi. Para se të jemi studentë, profesionistë, ne jemi shqiptarë. Dhe kur preket gjuha preket vet themeli ynë. Gjuha shqipe është mënyra se si jetojmë, si flasim dhe si kemi ardhur deri këtu”, deklaroi Ademi, raporton SHENJA.

Ai tha se shqipja assesi nuk negociohet, dhe se ligji e njeh të drejtën e tyre për të përdorur gjuhën amtare.

“Kjo është minimumi baza dinjiteti, nuk kërkojmë favore kërkojmë barazi, ne nuk jemi kundër askujt, ndoshta kundër Fillkovit…Jemi këtu për veten tonë për gjuhën tonë për të ardhmen tonë”, deklaroi Ademi.

Ademi tha se nuk do të lejojnë që shqipja të trajtohet si opsion por se shqipja është identitet.

Advertisement

“Ne po themi, nuk ka shtet të së drejtës pa barazi të gjuhës… jemi brezi që nuk hesht, nuk dorëzohet, brezi që mbron dhe flet shqip”, tha Ademi mes tjerash.

Exit mobile version