Site icon Tetova Expres

SPB ; Kronika e zezë për ditën e djeshme 05 Prill Tetovë dhe Gostivar

Dje, në orën 13:30 në Tetovë, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria një 47-vjeçar nga Tetova. Paraprakisht, në orën 12:40 në Stacionin Policor të Tetovës, babai i tij 76-vjeçar ka denoncuar se për një periudhë të gjatë kohore ai dhe bashkëshortja e tij janë viktima të dhunës në familje nga ana e djalit të tyre. Sipas denoncimit, 47-vjeçari, në gjendje të dehur, çdo ditë ka thyer sende në shtëpi dhe ka drejtuar kërcënime serioze për jetën e tyre. Pas privimit nga liria, te ai janë matur 2,14 promilë alkool në gjak dhe ai është ndaluar në stacionin policor për procedurë të mëtejshme, ndërsa pas dokumentimit të rastit do të dorëzohet kallëzimi përkatës.

……Dje në orën 15:30 në një fshat të Gostivarit, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria një 27-vjeçar i cili ishte denoncuar nga ish-partnerja e tij jashtëmartesore se pasi ajo kishte ndërprerë lidhjen, ai kishte shkuar para shtëpisë së prindërve të saj me automjetin e udhëtarëve “BMV” dhe u kishte drejtuar kërcënime serioze për jetën.

……Dje, në orën 15:40 në Stacionin Policor të Tetovës, një 30-vjeçar nga Tetova ka denoncuar se në rrugën “Ilinden”, derisa po lëvizte me bashkëshorten e tij, është sulmuar fizikisht nga vëllai i tij 26-vjeçar. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes do të dorëzohet parashtresa përkatëse.

…..Dje në orën 16:30 në rrugën rajonale Tetovë-Jazhincë, në fshatin Tearcë, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Trafikun Rrugor Tetovë kanë privuar nga liria një 69-vjeçar nga i njëjti fshat. Ai po drejtonte automjetin “BMË” me shpejtësi prej 114 km në orë, në një vend ku kufizimi i shpejtësisë është 50 kilometra në orë. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.

……Dje, në orën 14:55, në SPB Tetovë është denoncuar se në Spitalin Klinik të Tetovës është pranuar një fëmijë 10-vjeçar, i cili sipas denoncimit, kishte pirë një sasi të madhe ilaçesh. Është njoftuar prokurori publik dhe Qendra për Punë Sociale dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Advertisement

Dje, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria një 49-vjeçar nga një fshat i komunës së Bërvenicës, pas denoncimit nga bashkëshortja e tij, me të cilën janë në procedurë divorci, se ai i kishte drejtuar kërcënime për jetën.

…….Sot pas mesnate rreth orës 01:30, në Stacionin Policor të Tetovës, një 31-vjecare nga Tetova ka denoncuar se është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj 26-vjecar në afërsi të qendrës rekreative “Banjishtë”. Ai është privuar nga liria, ndërsa gjatë kontrollit tek ai është gjetur marihuanë.

……Dje, në orën 15:10 në stadiumin e futbollit në fshatin Tearcë, në ndeshjen midis ekipeve të KF Tearca nga fshati Tearcë dhe KF Dardania nga fshati Neproshten, zyrtarët policorë të Njësisë Policore të Tearcës kanë arrestuar një 27-vje nga fshati Tearcë, i cili është sjellë në mënyrë agresive dhe në disa raste ka tentuar të sulmojë fizikisht lojtarët e ekipit mysafir. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.

…….Dje në orën 19:15, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor për Mbikëqyrje Kufitare Rogaçevë kanë privuar nga liria një 47-vjecar nga Tetova. Gjatë kontrollit tek ai është gjetur dhe konfiskuar një lëndë pluhur me ngjyrë kafe. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.

……Sot në mëngjes në orën 02:45, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor për Mbikëqyrje Kufitare Kodra e Diellit kanë privuar nga liria personin një 24-vjecar nga fshati Poroj. Gjatë kontrollit tek ai është gjetur dhe konfiskuar marihuanë.

Advertisement
Exit mobile version