Site icon Tetova Expres

ULJA E AKCIZAVE: LIROHET BENZINA, DIZELI ME ÇMIM TË NJËJTË!

Nga mesnata hyjnë në fuqi masat e reja të Qeverisë për uljen e çmimeve të derivateve të naftës.

Sipas tyre, çmimi i naftës (dizelit) do të mbetet i pandryshuar, ndërsa benzina do të ulet për dy denarë për litër.

Qeveria ka vendosur të ulë akcizën për dizelin me katër denarë, ndërsa për benzinat me dy denarë.

Njëkohësisht, vazhdon të zbatohet masa për uljen e TVSH-së për karburantet nga 18% në 10%.

Gjithashtu, me kompaninë OKTA është arritur marrëveshje që të vazhdojë edhe zbritja shtesë – dy denarë për benzinat dhe tre denarë për dizelin, të paktën deri në fund të muajit prill.

Advertisement

Sipas Qeverisë, këto masa synojnë të zbusin presionin e çmimeve mbi qytetarët dhe të ruajnë standardin jetësor.

Ai theksoi se, pavarësisht rritjes së ndjeshme të kërkesës – veçanërisht në rajonet kufitare, ku është trefishuar shitja e derivateve të naftës – për momentin nuk ka nevojë për kufizimin e sasisë së karburanteve që blejnë shtetasit e huaj.

Nëse kriza vazhdon, Qeveria po shqyrton edhe masa shtesë, përfshirë uljen e TVSH-së për produktet bazë ushqimore nga 5% në 0%, si dhe riaktivizimin e masës për ngrirjen e marzheve.

Gjithashtu po analizohet mundësia që efektet e kësaj mase të zgjasin edhe pas heqjes së saj formale, me qëllim që të parandalohet një rritje e menjëhershme e çmimeve.

Advertisement
Exit mobile version