Me rastin e Ditës Botërore të Shëndetësisë, nga Shkolla e Mesme Medicinale “Nikolla Shtejn” dhe me pjesëmarrjen e studentëve të falutetit të mjekësisë në kuadër të UEJL-së u organizua një aktivitet në qendër të qytetit të Tetovës për sensinilizim të qyetarëve për sa i përket dektetimit të hershëm të sëmundjeve metabolike. Besa Elmazi Leka nga fakulteti i mjekësisë së UEJL-së tha se deketimi i hershëm i sëmundjeve dhe parandalimi është shumë më efikas se sa shërimi i sëmundjeve andaj i inkurajoj qytetarët që të shpeshtojnë kontrollet si dhe të shfrytëzojnë studentët që sot po qëndrojnë në shesh për t’u ofruar shërbime falas qytetarëve dhe kalimtarëve të rastit.
Edhe drejtoresha e shkollës së mesme medicinale në Tetovë Malsore Ramadani tha se nxënësit e shkollës që përfaqëson sot po i vënë në praktik njohuritë e tyre duke u munduar që të prevenojnë sëmundjet metabolike te qytetarët.
Në këtë organizim nuk mungoi as kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami i cili e përgëzoj drejtoreshën, nxënësit dhe stafin e shkollës për angazhimin dhe përkushtimin në promovimin e rëndësisë së shëndetit dhe ndërgjegjësimit për një jetë më të shëndetshme.
Dita Botërore e Shëndetësisë shënohet çdo vit më 7 prill dhe ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e shëndetit dhe kujdesit shëndetësor për të gjithë. Kjo ditë vendos në fokus çështje të ndryshme globale, duke inkurajuar parandalimin e sëmundjeve, kontrollet e rregullta dhe një mënyrë jetese më të shëndetshme.
