Kampionati në Ligën e tretë Perëndim ka vazhduar me ndeshjet e xhiros së 16-të ku skuadrat vendase kanë regjistruar dy fitore, 2 ndeshje kanë përfunduar me barazim, ndërsa në një ndeshje fitues ka dal ekipi mysafir
Pas ndeshjeve të xhiro s ë 16-të tabelën e kryeson Kamjani me 37 pikë dhe një ndeshje më pak, para Vëllazërimit që ka 35 pikë dhe Xhepçishtti në pozitën e tretë me 37 pikë.
Derbi mes dy skuadrave kërçovare Napredoku – Vëllazërimi ka përfunduar me fitoren e sigurt të ekipit mysafirë në 0-3 me çka edhe mbetet në garë për kreun e tabelës me dy pikë më pak se kryesuesi Kamjani. Ndeshja mes Xhepçishtit dhe Kamjanit ka përfunduar me barazim 3-3. Me pikën e fituar në transfertë ekipi nga Kamjani vazhdon e vetmuar të kryeson tabelën tani me 37 pikë. Fitore të sigurta kanë regjistruar Vardari i Bërvenicës kundër Dobroshtit 5-2 , ndërsa me të njëjtin rezultat Reçica ka mundur Dritën e Bogovinës
Rezultatet e javës së 16-të: Xhepçishti – Kamjani 3-3, Vardari – Dobroshti 5-2, Renova – Luboteni 2-2. Reçica – Drita 5-2 dhe Napredoku – Vëllazërimi 0-3

