LSDM-ja opozitare kërkon përgjegjësi nga Kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski dhe partia e tij “ZNAM” lidhur me skandalin e keqpërdorimit të fëmijëve për qëllime politike. Ngjarja ka ndodhur në Shkollën Fillore “Koço Racin” në Kumanovë. Sipas LSDM-së, nxënësit e kësaj shkolle janë detyruar të këndojnë këngën e fushatës zgjedhore të Dimitrievskit gjatë një aktiviteti që ishte paralajmëruar si humanitar.
“Në vend të humanizmit të vërtetë ashtu siç ishte paralajmëruar, opinioni pa diçka krejtësisht të kundërt, fëmijë të keqpërdorur dhe të vënë në funksion të propagandës politike, të detyruar të këndojnë një këngë nga fushata zgjedhore e Dimitrievskit. Përpjekjet e ZNAM-it për ta arsyetuar skandalin janë të turpshme, videoja e ngjarjes flet vetë. Duke pasur parasysh cilësinë e këngës, në ZNAM mund të mendojnë se ajo duhet të vendoset si e detyrueshme në shkollat fillore, në kuadër të orëve të edukimit muzikor”, deklaroi Rozalija Angellovska, Komisioni për Arsim, LSDM.
Lëvizja ZNAM hodhi poshtë akuzat e LSDM-së duke i quajtur të rreme dhe dashakeqe. Sipas tyre, ngjarja ishte një aksion humanitar i organizuar tërësisht nga prindërit dhe artistët, pa asnjë lloj detyrimi apo organizimi partiak.
“Në mungesë të ideve, LSDM shpik skandale. Është kulmi i hipokrizisë që një parti që ka keqpërdorur çdo institucion për vite me radhë, sot të mbajë leksione mbi moralin” thuhet në reagimin e Lëvizjes “ZNAM”, tha Lëvizja “ZNAM”.
LSDM-ja shpikë skandale
LSDM s’mund të mbajë leksione
Një ditë më parë, në Shkollën Fillore “Koço Racin” në Kumanovë kryesia e prindërve organizoi një aksion humanitar me të ftuar të ndryshëm, mes tyre politikanë dhe këshilltarë komunalë. Në një video të publikuar në rrjetet sociale shihen momentet kur nxënësit këndojnë këngën në gjuhën rome e cila gjatë fushatës së zdhedhjeve lokale ishte kënga identifikuese e kryetarit aktual të Kumanovës, Maksim Dimitrievski./Alsat.mk.
