Site icon Tetova Expres

S’KA ZGJEDHJE TË PARAKOHSHME PARLAMENTARE?!

Zgjedhje të parakohshme parlamentare nuk do të ketë. Kështu thotë Bilall Kasami nga Koalicioni VLEN sipas të cilit pavarësisht se zgjedhjet e parakohshme i konvenojnë lëvizjes politike të cilën ai e përfaqëson, nuk nevojë për një ballafaqim të ri elektoral por shteti duhet të fokusohet në reformat e premtuara.

Kasami tha se zërat për zgjedhje të parakohshme parlametare janë ushqimi që partitë opozitare u servojnë elekoratit të vetë në mungesë të ndonjë ideje tjetër më kreative.

Përndryshe, në opinionin publik kanë filluar të qarkullojnë zëra se jo më larg se në tetor mund të organizohen zgjedhje të parakohshme parlamentare. Kjo hipotezë ushqehet nga ngërçi i vazhdueshëm politik rreth ndryshimeve kushtetuese, si dhe nga një realitet financiar që duket se po i teston kufijtë e durimit institucional.

Sipas informacioneve jo gjithmonë zyrtare, por gjithsesi këmbëngulëse, qeveria përballet me sfida në sigurimin e mjeteve të nevojshme financiare, deri në pikën ku edhe pagesa mujore e mbi 130 mijë administratorëve në Maqedonia e Veriut përmendet si problem në vete për Qeverinë aktuale.

Megjithatë, nëse këto zëra do të materializohen në realitet elektoral apo do të mbeten pjesë e folklorit politik vendor, kjo mbetet një çështje që, si zakonisht, do të sqarohet muajve në vijim.

Advertisement
Exit mobile version