Nesër në terrenin e kompleksit të FFM-së në Shkup me fillim në ora 15:30 zhvillohet ndeshja e xhiros së 26-të mes Rabotniçkit dhe Shkëndijës, ndërsa në Manastir me fillim në ora 20>00, takohen Pelisteri – Vardari
Përballja e xhiros së 26-të e Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut ndërmjet Rabotniçkit dhe Shkëndijës luhet të mërkurën në terrenin e Kompleksit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut në Shkup.
Në pritje të kësaj ndeshje, Shkwndija ka punuar në aspektin kthimit të atmosferës pozitive pas dështimit në përballjen me Pelisterin në Tetovë.
Në pritje të ndeshjes së nesërme futbollisti Arbin Zejnullai theksoi se disfata me Pelisterin ka dëshpëruar të gjithë, por tani duhet shikuar në ndeshjet e radhës
“Të them të drejtën, ajo ndeshje na dëshpëroi të gjithëve, si ne ashtu edhe tifozët, pasi nuk u desh t’i lënim ato pikë. Por tani duhet të jemi vetëkritikë dhe të marrim përgjegjësi. E mira e kësaj situate është se kemi ndeshje sërish pas tre ditëve, çka na jep mundësinë të përmirësojmë gabimin që bëmë dhe të kthehemi te fitorja.” Deklari futbollisti Arbin Zejnullai
Për kundërshtarin e radhës, Rabotniçkin në Shkup, Zejnullai thotw se në futbollin modern nuk ka ndeshje të lehta.
“Nuk ka ndeshje të lehta në futbollin modern. Rabotniçki vjen nga një seri e mirë, por kush e do fitoren më shumë dhe kush mundohet më tepër në fushë, ai e merr rezultatin. Ne duhet të jemi të përgjegjshëm dhe të përqendruar maksimalisht. Nëse japim 100%-shin tonë, duke pasur parasysh cilësinë që kemi, Shkëndija nuk do të ketë probleme për ta fituar ndeshjen.”
Po nesër me fillim në orën 20:00, në Manastir do të zhvillohet ndeshja mes Pelisterit dhe Vardarit.
Dy takimet e fundit të javës së 26 do të zhvillohen të enjten po me fillim në ora 15:30 do të përballen Makedonija Gj.P – Arsimi dhe Shkupi – Struga Trim Lum.
