Site icon Tetova Expres

BOTËRORI 2026: IRANI KËRCËNON ME TËRHEQJE

Borërori i futbollit që kësaj radhe mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë që fillon më  11  qershor  ka  paralajmërime  serioze  nga  Irani   se mund  të  tërhiqet , nëse ndeshjet  e Grupit G nuk zhvendosen në Meksikë shkaku i sigurisë.

 Irani ka paralajmëruar FIFA-n se mund të tërhiqet nga Kupa e Botës 2026 nëse ndeshjet e Grupit G nuk zhvendosen nga SHBA në Meksikë, për shkak të shqetësimeve për sigurinë.

Ministri i Sportit i Teheranit, Ahmad Donyamali, e ka përshkruar mundësinë që ekipi kombëtar të luajë në Los Anxhelos dhe Siatëll si “shumë të ulët”, duke përmendur mungesën e garancive logjistike dhe deklaratat e fundit luftarake të Donald Trump si pengesa të pakapërcyeshme për pjesëmarrje.

Pavarësisht presionit diplomatik dhe një kërkese zyrtare për një ndryshim të vendit të ndeshjes për të shmangur zemërimin e konfliktit politik të vazhdueshëm, FIFA ende nuk ka bërë asnjë lëshim, duke e lënë fatin sportiv të ekipit në duart e qeverisë iraniane, e cila po pret “garanci konkrete” përpara se të marrë një vendim përfundimtar.

Exit mobile version