Mbrëmë janë zhvilluar dy ndeshjet e para të çerekfinales në Ligën e Kampionëve ku dy skuadrat mysafire Bayern Munih dhe Arsenali kanë shënuar fitore. Pavarësisht rezultateve, ndeshjet kthyese më 15 prill do të përcaktojnë ekipet gjysmëfinaliste.
Bayern Munih më një ka arritur fitore të madhe 2-1 ndaj Real Madrid në ‘Bernabeu’, në ndeshjen e parë çerekfinale të UEFA Liga e Kampionëve , duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt gjysmëfinales.
Në një përballje spektakolare në “Santiago Bernabeu”, të dy skuadrat treguan cilësinë e tyre që në minutat e para.
Por, duhet theksuar se portieri Manuel Neuer ishte padyshim “heroi” i Bayernit . Neuer u shpall nga UEFA si lojtar i ndeshjes.
Ndërkohë, një hap të madh për kualifikim në gjysmëfinalen Ligës së Kampionëve ka bërë edhe Arsenali që në transfertë mundi Sporting-un, me rezultat 0-1, me një gol të shënuar në minutat shtesë të lojës .
Edhe në këtë ndeshje lojtari më i mirë doli të jetë portieri i Arsenalit Raya i cili arriti të mbante portën e paprekur duke i dhënë Arsenalit mundësinë që të arrijnë gjysmëfinalen për të dytin herë radhazi.
Dy ndeshjet tjera çerekfinale zhvillohen sonte, takohen Barcelona –Atletiko Madrid dhe PSZH – Liverpuli.
Shaban Sinai – TV Koha
