Sot në lagjen e ashtuquajtur “Ajduçka” autoritetet e Komunës së Tetovës, promovuan rikonstruimi rrugëve “Aleksandar Zdravkovski”, “Zheleznichka”, “Gjoce Simoski”, “Predrag Jançevski”, “Dervish Cara”, dhe rruga “118”, në Blloqet Urbane 55, 56 dhe 62.
Sipas Komunës së Tetovës, projekti përfshiu gërryerjen e asfaltit ekzistues, nivelizimin e pusetave dhe asfaltimin e ri, në një gjatësi prej 1.515 metrash dhe sipërfaqe prej 11.683 metër katror.
“I gjithë ky investim I asfaltimit të rrugëve në këtë lagje kalon vlerën e 25 milion denarëve apo më shumë se 400.000 euro, me çka përfundimisht kjo lagje qendrore e qytetit tonë është bërë një lagje moderne me rrugë të asfaltuara dhe një lagje ku qytetarët mund të jetojnë në kushte moderne”
Nga Komuna e Tetovës thanë se në këtë pjesë të qytetit ndër dekada nuk janë bërë investime, kurse me investimet e fundit kjo pjesë qendrore e qytetit shndërrohet në një lagje moderne.
