Sot, në seancën e pyetjeve të deputetëve në Kuvendin e RMV-së, iu përgjigja pyetjeve të ardhura nga deputetët e opozitës.
Me këtë rast theksova se ne jemi të detyruar të merremi me korrigjimin e gabimeve të së kaluarës, duke ofruar zgjidhje për këto probleme. Andaj ne nuk merremi me propagandën e opozitës.
Transparenca dhe përgjegjshmëria mbeten parimet tona udhëheqëse dhe pikërisht për këtë edhe puna jonë dallon qartë nga përbërjet e kaluara qeveritare.
Të zënë me gjëra që nuk kanë qenë interes i qytetarëve, ata nuk kanë pasur kohë të merren me problemet reale të njerëzve.
Sidoqoftë, u thashë se provimi i jurisprudencës do të jetë në gjuhën shqipe!
Ne do të jemi gjithmonë pranë qytetarëve, duke i dëgjuar shqetësimet e tyre dhe duke punuar me përkushtim për zgjidhje konkrete në interes të të gjithëve.
