Site icon Tetova Expres

TETOVË: SHËNOHET 8 PRILLI – DITA NDËRKOMBËTARE E ROMËVE!

Para Komunës së Tetovës u ngrit flamuri rom, me çka Komuna e Tetovës nisi solemnitetin për 8 Prillin – Ditën Botërore të Romëve.

Nga Komuna e Tetovës u zotuan se do të vazhdojnë të përkrahin këtë komunitet për një zhvillim më të mirë dhe më të qëndrueshëm.

Kreu I Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, pranoi se gjatë elaborimit të sotëm kishte mësuar shumë për sfidat dhe angazhimet e komunitetit rom, por edhe për historinë e tyre.

Ne si Komunë do të vazhdojmë të angazhohemi përmes njësisë së veçantë që e kemi themeluar për këtë komunitet, e cila është më riorganizim e sipër, jemi në komunikim me shumë anëtarë, pjesëtarë të komunitetit rom, të cilët fatmirësisht kanë edhe shkollim universitar, me të cilët po punojmë shumë afër, për një zhvillim më të qëndrueshëm dhe më të mirë të këtij komuniteti.

Padyshim se prioritet do t`i jepet edhe gjuhës rome nëpër shkolla.

Advertisement

Jemi duke punuar bashkë me njësinë për komunitetin rom që të krijojmë kushte që ky komunitet së paku në formë fakultative, por pse jo edhe me mësim të rregullt të mësojë në gjuhën e vet amtare.

Në Kosovë ekziston Institucioni i Romanologjisë. Synimi I tyre është arsimimi dhe edukimi I romëve por edhe integrimi I tyre në sistemet e shtetit ku jetojnë.

Romanologu Kryeziu thotë se 55 vjet prej Kongresit të parë të Romëve nuk kemi përparuar aq, cdo “betejë” që bëhet niset nga fillimi. Kërkon më tepër mbështetje institucionale.

“Më tepër kemi angazhim në shkollim, ne nuk jemi arsimtarë për të mësuar gjuhën rome, ne përmes institucionit dëshirojmë që arsimtarëve t`u japim diploma dhe ta nxjerrim gjuhën rome si gjuhë amtare sepse një njeri që nuk e di gjuhën e vet ai nuk ka vlerë. Nuk është vetëm gjuha, neve na duhet edhe arsimi që nxënësit të shkollohen jo vetëm në gjuhën rome por edhe në gjuhët tjera.

Por, nga OJQ-të rome thonë se punët kanë ndryshuar – për të mirë, falë mbështetjes së Komunës së Tetovës.

Advertisement

 NEZIR HUSEINI – Drejtor i Shoqatës “Sonce

 

“Dua  t’ju sqaroj sepse punët kanë ndryshuar, nuk janë më si kanë  qenë, si më parë, kur kemi pasur shumë pengesa derisa jemi inkuadruar në shoqëri. Kemi  punuar në drejtim të arsimimit të fëmijëve, kemi punuar në drejtim të punësimit. Ne si Shoqatë joqeveritare  ‘’Sonce’ kemi kontribuar shumë për komunitetin tonë , gjithashtu edhe  për Komunën e Tetovës.E falënderoj Kryetarin e Komunës së Tetovës për bashkëpunimin  që ajo vazhdon edhe më tutrje  dhe  besoj se do të arrijë  që t’ua bëjë jetën më të mirë  të komunitetin tonë“

Komuna e Tetovës u ndau mirënjohje pjesëtarëve të komunitetit rom, të cilët me aktivitetet dhe punën e tyre kanë kontribuar për avancimin dhe zhvillimin e këtij komuniteti.

Ndryshe, më 8 Prill 1971 në Londër filloi Kongresi i Parë i Romëve. 10 vite më vonë OKB-ja shpalli 8 Prillin si Ditë Ndërkombëtare të Romëve me qëllim që të nxitet afirmimi i kulturës rome por edhe të ngritet vetëdija për problemet me të cilat përballet ky komunitet. TV KOHA

Advertisement

Exit mobile version