Shtatë fitore të ekipeve vendase dhe tre të atyre mysafire është epilogu i xhiros së 36 në Euroligën e basketbollit për meshkuj . Tabelën e e vetmuar e kryeson Olympiakosi me 24 fitore e 12 disfata
Olimpiakos ka fituar derbin me Real Madrid me një dominim kolosal, 102-88 por duke arritur gjatë ndeshjes deri në 21 pikë diferencë..
Por e veçante ishte performanca e Dorsey me 37 pikë, me 7 tre pikësha të shënuar dhe Vezenkov me 26 pikë. Olimpiakos me këtë fitore merr kreun i vetëm pasi Fenerbahce u mund dhe Real Madrid nga vendi i tretë zbret në vend të pestë.
Fitore në cilësinë e vendasit kanë shënuar edhe Baskonia në përballjen me Macabi tel Aviv, Valencia kundër Milanos Crvena Zvezda kundër Parisit, Happoel Tel Aviv ndaj Fenerbahçes,Anadolu Efes ndaj Partizanit dhe Monaco kundër Lyonit. Ndërsa në cilësinë e mysafirit fitore kanë shënuar Panathinaikosi kundër Barcelonës, Bajerni kundër Vitus Bollonja dhe Dubai kund;r Yalgiris Kaunas .
Tabelën e kryeson Olympiakosi me 24 fitore e 12 disfata, para Valencias dhe Fenerbahçes që kanë nga 23 fitore e 23 disfata dhe Happoel Telaviv me 22 fitore e 14 himbje dhe Real Madridi me 22 fitore e 14 humbje. Xhiroja e 37 zhvillohet më 10 prill
Rezultate e javës së 36-të
Baskonia – Maccabi Tel Aviv 101- 98
Barcelona – Panathinaikos 79 – 93
Valencia – Milano 102 -96
Virtus Bologna – Bayern 80 – 85
Olympiakos – Real Madrid 102 – 88
Crvena Zvezda – Paris 94 -81
Zalgiris Kaunas – Dubai 65 – 77
Hapoel Tel-Aviv – Fenerbahce 95 – 80
Anadolu Efes – Partizan 79-72
Monaco – LyonVilleurbanne 81 – 76
SHABAN SINANI – TV KOHA
