Enti Shtetëror për Revizion paralamëron se Maqedonia po plaket në mënyrën të shpejtë në Evropë, numri I personave mbi 80-vjec do të rritet ndjeshëm kurse sistemi pensional do të përjetojë presion gjithnjë e më të madh nga buxheti.
Maqedonia po plaket me një tempo që nuk guxon të injorohet.
Nëse në vitin 2020 mosha mesatare ka qenë 32.3, në vitin 2024 ka shkuar në 41.8 vite.
Arsyeja kryesore e rënies demografike nuk është vetëm nataliteti i ulët, por edhe migrimi i të rinjve që në mënyrë shtesë dobëson bazën e punëtorëve të ardhshëm kontribues të sistemit– thuhet në raportin përfundimtar të Revizorit me temë “Plakja e popullsisë”.
Këto shifra, sipas revizionit, nuk paraqesin vetëm sinjale demografike por edhe goditje të drejtpërdrejtë mbi financat publike.
Raporti potencon se sistemi pensional tashmë po përballet me sfida serioze të qëndrueshmërisë, kurse pagesa e pensioneve gjithnjë e më shumë mbështetet në transfertat në rritje nga buxheti i shtetit.
Sipas projeksioneve të Entit Shtetëror për Revizion, pjesëmarrja e personave mbi 65-vjeç në vitin 2025 rritet në 19.1%, në 2050 në 32.6% dhe 34.2% në vitin 2055. Numri i personave mbi 80 vjeç do të rritet në rreth 22.000 në 2024 me mbi 144.000 në 2055, derisa popullsia e aftë për punë e moshës 15 deri 64 vjeç do të ulet për rreth 470.000 njerëz.
Në Raportin e Revizionit thuhet se në 6 vitet e fundit janë regjistruar ulje drastike të fëmijëve në klasën e parë.
Numri i nxënësve të regjistruar në shkolla fillore është ulur për 2.774 nxënës, kurse tek maturantët dallimi është më I madh dhe shkon në 14.771 maturantë.
“Maqedonia e Veriut gjendet në një nga proceset më të shpejta të plakjes demografike në Evropë dhe kjo situatë kërkon reforma urgjente sistemore duke llogaritur edhe rritjen e moshës së pensionimit, adaptimin e shkallës së kontributeve, revizion të modelit për harmonizim të pensioneve” – thuhet mes tjerash në Raportin e Entit Shtetëror për Revizion.
