Site icon Tetova Expres

SPB ; Kronika e zezë për ditën e djeshme 08 Prill Tetovë dhe Gostivar

Në zonën e Tetovës dhe Gostivarit gjatë ditës së kaluar (08.04.2026), zyrtarët policorë kanë privuar nga liria katër persona për shkak të dyshimit për veprën penale “drejtim i pakujdesshëm i automjetit” sipas nenit 297-a të Kodit Penal:

Në ora 19:10, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Zhrovjanit kanë privuar nga liria personin A.A. (22) nga fshati Zhrovjan, komuna e Bogovinës. Ai është kapur duke drejtuar automjetin “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës pa leje drejtimi, ndërsa pas marrjes së masave dhe kontrolleve të kryera është konstatuar se paraprakisht është raportuar se ka tentuar të kryejë vjedhje të akumulatorëve nga një makinë pune e personit Z.Z. nga fshati Radiovcë, rajoni i Tetovës. Automjeti është konfiskuar.

Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj personave do të vijojnë kallëzimet përkatëse.

……Më datë 08.04.2026 në ora 21:35, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin B.M. (31) nga Tetova. Sipas raportimit, rreth orës 20:00 në rr. “Andrea Jovanovski Zhurçin” në Tetovë, pas një debati paraprak lidhur me trafikun, ai me thikë i ka shkaktuar lëndime personit B.D. (36) nga Tetova. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresa përkatëse.

……Më datë 08.04.2026 në ora 14:40 në Stacionin Policor Gallatë, personi A.J. (39) nga fshati Dobridoll ka raportuar se në vendin e tij të punës si higjienist në shkollën fillore të fshatit është sulmuar fizikisht nga N.B. nga i njëjti fshat. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Advertisement

……Më datë 08.04.2026 në ora 23:00 në SPB Tetovë, 40-vjeçarja Z.S. nga fshati Bërvenicë, rajoni i Tetovës, ka raportuar se rreth orës 22:00 në një palestër sportive në Tetovë, djali i saj i mitur është sulmuar fizikisht nga një i mitur tjetër. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

……Më datë 09.04.2026 në ora 23:35 në fshatin Trebosh, komuna e Zhelinës, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Grupcinit kanë arrestuar personin E.S. (22) nga fshati Trebosh, duke vepruar sipas një raportimi paraprak nga B.S. (45) nga i njëjti fshat, se më datë 08.04.2026 rreth orës 21:30 në një objekt hotelierik në të njëjtin fshat, ai ka sulmuar fizikisht djalin e tij 16-vjeçar. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.

…..Më datë 07.04.2026 në ora 11:30 në DPB Gostivar, A.Sh. (51) nga Gostivari ka raportuar se F.A. (41) nga Gostivari e ka kërcënuar. Më pas, më datë 08.04.2026 në ora 07:45 në DPB Gostivar, nga Qendra Urgjente në Gostivar është raportuar se F.A. (41) nga Gostivari ka kërkuar ndihmë duke pretenduar se një ditë më parë ishte sulmuar fizikisht, pas së cilës për shkak të seriozitetit të lëndimeve është transferuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

……Më datë 08.04.2026 në ora 10:20 në SPB Tetovë, personat I.S. (75), S.S. (66) dhe L.S. (56) nga fshati Kamjan, komuna e Bogovinës, kanë raportuar se bashkëfshatari i tyre I.E. ka kryer “ndërtim pa leje” dhe “uzurpim të pasurisë së paluajtshme”. Sipas raportimit, ai ka ndërtuar një mur betoni në tokë shtetërore duke bllokuar rrugën drejt pronave të tyre, për të cilën ata posedojnë një vendim gjyqësor të formës së prerë për të drejtën e përdorimit që nga viti 1979. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

……Më datë 09.04.2026 në ora 00:25 në DPB Gostivar, nga Qendra Urgjente pranë Qendrës Mjekësore Gostivar, është raportuar se tek ata me lëndime të rënda trupore është sjellë K.V. (61) nga Makedonski Brodi. Sipas raportimit, ai ka marrë lëndimet pasi ka rrëshqitur dhe është rrëzuar ndërsa ishte në vendin e tij të punës – roje në një bazë asfalti në rrugën magjistrale. Këqyrja e vendit të ngjarjes është kryer nga ekipi i DPB Gostivar.

Advertisement

……Më datë 08.04.2026 në ora 18:40 në Stacionin Policor të Tearcës, B.S. (72) nga fshati Tearcë ka raportuar se në një rrugë lokale në fshat ka rënë zjarr në automjetin e tij të parkuar “Citroen Saxo” me targa të Tetovës. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa zjarri është lokalizuar nga ekipi i Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit Tetovë. Këqyrja e vendit të ngjarjes është kryer nga ekipi i Stacionit Policor të Tearcës.

Exit mobile version