Sonte në program janë ndeshjet e para çerkefinale në Europa dhe Konferencë Liga dhe atë tre takime në Europa Liga pasi mbrëmë është zhvilluar përballja mes Bragës dhe Real Betisit e cila ka përfunduar e barazim 1-1, ndërsa në Konferencë Liga ka katër përballje.
Sfida më tërheqëse është ajo mes Bolognas dhe Aston Villas me skuadrën italiane që do të kërkojë të ruajë nderin e Serie A teksa është e vetmja përfaqësuese e këtij kampionati, ndërkohe që përballë do të ketë Aston Villan skuadrën që renditet në vendin e katërt në Premier League. Ndeshje po kaq interesante është edhe ajo që do të luhet në Portugali mes Portos dhe Nottingham Forest, ndërkohë që ka edhe në duel gjermano-spanjoll, ai mes Freiburg dhe Celta Vigo.
Po kështu këtë të enjte do të luhen edhe sfidat e para çerekfinale të Conference League. gjithçka do të nisë me një sfidë me protagonistë futbollistë shqiptarë, Rayo Vallecano-AEK Athinë. Nga njëra anë është skuadra spanjolle ku aktivizohet Ivan Balliu, në krahun tjetër është ekipi grek me Thomas Strakoshën dhe Stavro Pilon. Fiorentina, e vetmja skuadër italiane në këtë kompeticion do të masë forcat me Crystal Palace, ndërsa dy ndeshjet e tjera të këtij kompeticioni janë Mainz-Strasbourg dhe Shakhtar Dontesk-Alkmaar.
Europa Liga: Sonte në ora 21:00, takohen
Bologna – Aston Villa
Freiburg – Celta Vigo
Porto – Nottingham Forest
Braga – Real Betis 1-1
Konferencë Liga, takohen:
Në ora 18:45
Rayo Vallecano – AEK
Në ora 21:00
Crystal Palace – Fiorentina
Mainz – Strasbourg
Shakhtar – AZ Alkmaar
