Barcelona assesi të pajtohet me disfatën nga Atletiko Madridi në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve. Katalanasit përmes një komunikate zyrtare kanë konfirmuar ankesën formale në UEFA, ku drejtpërdrejtë akuzojnë referin Ishtvan Kovaç për ndikim në rezultatin 0 me 2.
Barcelona me ankesë zyrtare në UEFA. Fokusi kryesor i ankesës është situata në minutën e 54-të të ndeshjes kundër Atletico Madridit në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve që “katalanasit” e humbën 0 me 2 në Camp Nou.
Sipas Barcelonës, pasi loja kishte rifilluar sipas rregullit, një futbollist i Atletiko Madridit mori topin me dorë në 16-shin e tyre, kurse referi nuk akordoi penalti.
Gjigandi katalanas kërkon pranimin zyrtar të gabimeve dhe ndërmarrjen e masave kundër personave zyrtar.
Por, jo vetëm kaq!
Në shkresën drejtuar UEFA-së, Barcelona ka shfaqur pakënaqësi të thellë nga trajtimi në Ligën e Kampionëve, në disa sezone të fundit, duke pohuar se janë viktima të padrejtësive sistematike.
Edhe pse vështirë se do të ndryshohet rezultati nga ndeshja e parë, ky veprim i Barcelonës paraqet një presion të qartë ndaj UEFA-së para revanshit të së martës në Madrid.
Tensioni midis dy rivalëve spanjoll tashmë ka arritur pikën e vlimit!
