Site icon Tetova Expres

LIGA E PARË: KOMPLETOHET JAVА E 26-të E KAMPIONATIT

Me dy ndeshjet e fundit që u zhvilluan pasditen e së enjtes  u kompletua  java e  26-të e kampionatit. Arsimi dhe Struga Trim Lum arkëtuan pikët në përballjet me Makedonija Gj.P dhe Shkupin

 Java e  26-të e kampionatit  në Ligën e Parë të futbollit vendor që u kompletua me dy ndeshjet e zhvilluar pasditen e djeshme prodhoi 2 barazime dhe 4 fitore të skuadrave mysafire.

 Arsimi me fitoren  minimale 0-1 në transfertë kundër Makedonija  Gj. P. arkëtoi tre pikë që mund të jenë vendimtare për të siguruar  mbijetesën në elitën e futbollit vendor.

 Më ndeshjen tjetër, Struga Trim Lum në cilësinë e mysafirit në Strugë mundi Shkupin 3-0

 Kompletimi i javës së 26-të përfundimisht dëshmoi se Vardari dhe  Shkëndija mbeten dy skuadrat e vetme që do ta diskutojnë titullin kampion.

Advertisement

 Pas kompletimit të javës së 26-të tabelën e kryeson Vardari me 62 pikë e ndjekur nga Shkëndija që ka 61 dhe Struga Trim Lum me 56 pikë, ndërsa për dy  vendet që do ta diskutojnë balotazhin janë Arsimi apo AP Brera me njërën nga këtë tre skuadra Pelisteri, Rabotniçki dhe Makedonija Gj.P, 

 Java e 27-të vazhdon nesër me ndeshjet Vardari – Rabotniçki dhe Sileksi – Bashkimi.

 Të dielën për shkak të Pashkëve nuk ka futboll.

  Shaban Sinani – TV Koha

Advertisement
Exit mobile version