Pas gati 25 vitesh, shqiptarët më në fund kanë LIGJ. Ligj për përfaqësim të drejtë dhe adekuat! – thonë nga koalicioni VLEN.
Sipas tyre, që nga viti 2001 e deri më sot, përfaqësimi i drejtë dhe adekuat është përdorur për propagandë e për mashtrim politik.
VLEN siguron se sot, kjo merr fund, pasi ka Ligj për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, i përpunuar edhe me sugjerimet e Komisionit të Venecias.
ku themelohet trup koordinues qeveritar, i udhëhequr nga zëvendëskryeministër shqiptar, që do të monitorojë dhe do të garantojë zbatimin.
GRANIT OSMANI – VLEN
Tash kjo çështje ka adresë. Ka përgjegjës. Ky ligj sjell edhe një ndryshim tjetër shumë të madh. Nuk do të ketë më vetëdeklarime të rreme dhe mashtrime në kurriz të shqiptarëve. Do të ketë metodologji të bazuar në të dhëna reale.
Pra, nuk do të ketë më hile. Nuk do të ketë më mashtrim me numra. Nuk do të ketë më lojëra prapa dere. Brenda gjashtë muajve, i gjithë legjislacioni duhet të harmonizohet me këtë ligj. Kjo do të thotë se nuk po bëjmë lëvizje sa për sy e faqe, por po vendosim rregull njëherë e mirë.
Por, nga BDI thonë se me VLEN-in po shitet barazia, po varroset e ardhmja dhe sipas integristëve, është tradhti e hapur ndaj çdo arritjeje për të cilën është sakrifikuar me dekada.
Propozim-ligji për “përfaqësim të drejtë dhe adekuat”, i hartuar nga Karakamisheva dhe i përkrahur me bujë nga VLEN, nuk është arritje – është regres brutal, thuhet në reagimin e BDI-së
BDI
• nuk parasheh kuota etnike, që dmth ne përsëri do të vazhdojmë si para vitit 2001 kur shqiptarët ishin vetem 0,2 % në administratë;
• nuk parasheh obligim për institucionet që t’i identifikojë në bazë të etnisë qytetarët me rastin e punësimit apo avancimit;
• nuk parasheh dispozita sanksionuese.
Me një fjalë: një ligj mashtrimi, kurthi, pa shpirt, pa drejtësi.
BDI thotë se kjo është vijë e kuqe dhe alarm dhe ajo që dhemb më shumë, sipas BDI-së, në këtë dokument që shuan të drejtat, qëndrojnë edhe firma shqiptare.
