Site icon Tetova Expres

VULAT NË PASAPORTA SHKOJNË NË HISTORI – NIS ZBATIMI I SISTEMIT EES!

Duke nisur nga 10 prilli hyjnë në fuqi rregullat e reja të lëvizjes në zonën shengen në 29 shtetet anëtare të Bashkimit Europian, pasi do të vendoset plotësisht në funksion sistemi i ri i hyrje -daljeve.

Me këtë ndryshim preken dhe qytetarët e Maqedonisë së Veriut, ku vulat tradicionale në pasaportë do të zëvendësohen me regjistrime digjitale të hyrje-daljeve nga territori i Bashkimit Europian.

Qytetarët duhet të kenë parasysh sa vijon. Në hyrjen e parë pas datës 10 prill 2026, në pikën kufitare do të regjistrohen: të dhënat e pasaportës; fotografia e fytyrës; gjurmët e gishtërinjve.

Refuzimi për të dhënë të dhënat biometrike sjell refuzimin e hyrjes në territorin Shengen.

Të dhënat e hyrjeve dhe daljeve (si dhe ato për refuzimet e hyrjes) do të ruhen për 3 vjet.

Advertisement

Ministria e Brendshme njoftoi se në fazën fillestare të zbatimit mund të ketë vonesa në aeroporte dhe pika kufitare tokësore.

Për këtë arsye, qytetarët këshillohen të paraqiten më herët për udhëtim dhe të kenë kujdes që pasaportat e tyre të jenë të vlefshme dhe në gjendje të mirë fizike.

Fëmijët nën 12 vjeç përjashtohen nga dhënia e shenjave të gishtave.

Gjatë procesit, udhëtarëve u bëhen katër pyetje të detyrueshme, përfshirë: konfirmimin e adresës së qëndrimit dhe verifikimin e burimeve financiare të mjaftueshme për të mbuluar qëndrimin në zonën Shengen.

Sistemi i ri nuk ndryshon rregullin ekzistues të qëndrimit, maksimumi 90 ditë në çdo periudhë 180-ditore.

Advertisement

Vendosja e sistemit EES, nisi më 12 Tetor 2025, kurse nga 10 Prilli 2026 sistemi tërësisht është implementuar në të gjitha vendet anëtare të BE-së.

Prej sot periudha e tranzicionit ka përfunduar dhe të gjitha vendkalimet e jashtme të BE-së funksionojnë kryesisht me evidencën digjitale, me çka vulat në pasaporta definitivisht shkojnë në histori.

Exit mobile version