Site icon Tetova Expres

FIFA PËRSËRI RRIT ÇMIMET E BILETAVE PËR BOTËRORIN!  

Kampionati  Botëror i futbollit që fillon më 11 qershor në SHBA , Kanada  dhe Meksikë. Në qendër të vëmendjes është rritja e çmimeve të biletave sidomos ato të klasit të parë që arrijnë deri 4.105 dollarë.

Festivali i Futbollit botëror që do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë, përballet me shqetësime për çmimin e lartë të biletave.

 FIFA thuhet se ka bërë një përditësim. Sipas Associated Press është shtuar një kategori tjetër biletash (më ekskluzive dhe, mbi të gjitha, më të shtrenjta), duke rritur koston e ndjekjes së ndeshjeve drejtpërdrejt me shifra marramendëse.

“Bomba” vjen me ndeshjen hapëse të Shteteve të Bashkuara kundër Paraguait më 12 qershor në Ingëllvud.

Vetëm pak ditë më parë, çmimi maksimal për një biletë të klasit të parë mund të arrinte në 2,735 dollarë, por tani FIFA ka shkuar një hap më tej duke prezantuar biletat “e rreshtit të parë”, duke ofruar vende vërtet premium që arrijnë deri në 4.105 dollarë, pak mbi 3.500 euro.

Advertisement

Shikimi i ndeshjes nga afër nuk ka qenë kurrë kaq i shtrenjtë në asnjë Kampionat Botëror.

Exit mobile version