Site icon Tetova Expres

Inflacioni vetëm te “ushqimet” është pothuajse 7%, do të rriten çmimet e karburanteve, grurit

Cunami i çmimeve është një rrezik për të gjitha industritë – çmimet e produkteve bazë ushqimore po rriten…

Sheqeri, kafeja, lëngjet, pijet freskuese, çaji, frutat, mishi – te të gjitha këto produkte që bëjnë pjesë në grupin e produkteve bazë që qytetarët i përdorin çdo ditë, inflacioni në mars është dyshifror.

Statistikat kanë konfirmuar atë për të cilën alarmonin qytetarët – kostot e jetesës vetëm për ushqim janë rritur për 6,96%, edhe atë në kuadër të produkteve bazë ushqimore.

Portalb.mk bëri analizë të të dhënave të detajuara mbi kostot e jetesës për produktet më të rëndësishme ushqimore bazë dhe ja çfarë treguan matjet e Entit Statistikor – kostot e jetesës për mishin janë rritur për gati 12,8%, për qumështin, produktet e qumështit, vezët rritja është për 8,12%, për sheqerin me 10,22%, ndërsa rritja e kostove për vajin dhe yndyrnat është gati 7%.

Infografik: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Në muajin e tretë të këtij viti, inflacioni total vjetor arriti në 4,9%, gjë që e bën të sigurt se në tremujorin e parë ekonomik, inflacioni mesatar tashmë është

tejkaluar. Sipas kryeministrit Mickoski, inflacioni vjetor ishte më i lartë sepse ai i vitit të kaluar ishte në një nivel shumë të ulët për shkak të “shportave të Pashkëve dhe të Ramazanit” me çmime të rregulluara.

“Ka nga ata që do të qeshin me atë që do ta them, por ne jemi përsëri në pesë vendet e para në Evropë, vetëm Sllovenia, Sllovakia, Estonia dhe Belgjika kanë përqindje mujore të inflacionit më të ulët se ne”, tha kryeministri.

Advertisement

Vitin e kaluar në mars krahasuar me marsin e vitit 2024, në kushtet kur masat qeveritare për çmimet ishin në fuqi, përqindja vjetore e inflacionit megjithatë ishte afër 3%, ose saktësisht 2,73%.

Banka Kombëtare, e cila e publikoi raportin e marsit, në të cilin vë në dukje për herë të parë rreziqet e luftës në Lindjen e Mesme, gjithashtu theksoi se na pret një periudhë e rrezikshme, në të cilën do të rriten çmimet jo vetëm të lëndëve të para për produktet bazë ushqimore, por do të vazhdojnë të rriten edhe çmimet e karburanteve dhe metaleve.

“Pritet një rritje e fortë e çmimeve të naftës, në kundërshtim me rënien e pritur në tetor, për shkak të zhvillimeve të fundit luftarake në Lindjen e Mesme. Ndryshime të ngjashme në parashikime ka edhe për çmimin e grurit, kryesisht për shkak të shqetësimeve në lidhje me ofertën e ardhshme. Një rritje e ndjeshme pritet edhe te çmimet e metaleve”, theksojnë nga Banka Popullore.

Edhe pse, sipas analistëve, shkalla e pasojave të shokut inflacionist do të varet nga ajo se sa do të zgjasë lufta, megjithatë, ky vit konsiderohet kritik për sa i përket çmimeve, madje pritet që ky rrezik të shtrihet edhe në vitin 2027.

“Ndërsa për vitin 2027 pritet një rritje më e moderuar krahasuar me parashikimet e tetorit, kurse te çmimi i naftës parashikohet edhe një rënie , gjë që për momentin tregon se tregu pret efekte afatshkurtra nga konflikti luftarak në Lindjen e Mesme. Megjithatë, lëvizjet dhe vlerësimet e çmimeve të produkteve kryesore vazhdojnë të ndikohen fuqishëm nga zhvillimet gjeopolitike, veçanërisht në Lindjen e Mesme, gjë që krijon pasiguri të konsiderueshme në lidhje me dinamikën e tyre të ardhshme, si dhe për efektet e mundshme në ekonominë globale dhe vendase”, thotë BPM-ja.

Advertisement

Shpallja e paqes dyjavore në Lindjen e Mesme dhe fillimi i negociatave për një paqe të qëndrueshme patën menjëherë ndikim në lëvizjet e çmimeve – çmimi i një fuçie nafte ra madje edhe nën 95 dollarë. Sipas komunitetit ekonomik vendas, shkalla e pasojave do të varet nga kohëzgjatja e përgjithshme e tensionit dhe konfliktit.

Pas festave, të martën, Qeveria do të vendosë për masat e mundshme të çmimeve, por nëse kjo do të ndodhë do të varet nga raportet e shërbimeve të inspektimit.

Exit mobile version