Site icon Tetova Expres

LIGA E DYTË: “NDIZET” LUFTA PËR TITULL – HARAÇINASIT DYSHOJNË PËR PRAPASKENA!

Java e 24 në Ligën e dytë të futbollit nxori në sipërfaqe se katër ekipet e para Bregallnica, Ohri, Skopje dhe Shkëndija e Haraçinës mbeten kandidat për tre vendet e para. Shkëndija e Haraçinës ka dyshon për prapaskena në ligë të dytë duke drejtuar akuza ndaj arbitrit Fatmir Bafto për ndeshjen e fundit në Koçanë.

Është ndezur gara në Ligën e Dytë në “betejën” për promovim në elitën e futbollit. Katër ekipe janë në garë për një vend që çon në Ligën e Parë dhe dy të tjerat në balotazh.

“Betejat” do të zhvillohen midis Bregallnicës, Ohrit, Skopjes dhe Shkëndisë së Haraçinës.

Kjo e fundit në javën e 24-të fitoi vetëm një pikë në Koçanë, por kanë ngritur shqetësime për referimin e arbitrit Fatmir Bafto. Shkëndija e Haraçinës, përmes një reagimi zyrtar, madje parashtron dilemën se si të vazhdohet, siç thonë, pas kësaj kërdie në Koçanë?

Si është e mundur që fati i sezonit për një ekip të varet nga një individ? A ka kuptim të luhet në këtë ligë kur renditjen e përcakton referimi? Nëse në një kohë tjetër ky dëmtim i qëllimshëm i ekipeve “të padëgjueshme” ishte normal, si ta pranojmë sot si dukuri normale, kur çdo ndeshje xhirohet dhe shihet nga mijëra njerëz?

Advertisement

Kërkojmë nga Federata e Futbollit të analizojë referimin e Fatmir Baftos dhe përfundimin le ta sjellë vetë. Sa i përket klubit tonë… e dini që Shkëndija nuk e di çka është dorëzimi. Betejat i kemi qejf dhe zakonisht nuk humbim.” – thuhet në reagimin e klubit nga Haraçina, të shoqëruar edhe me video-material të momenteve kontestuese të ndeshjes së fundit.

 Pas kompletimit të xhiros së 24-të tabelën e kryeson Bregallnica me 55 pikë e ndjekur nga Ohri, Skopje dhe Shkëndija e Haraçinës që kanë nga 53 pikë.

 Rezultatet e javës së 24-të: Pobeda – Bellasica  0-5. Teteksi – Prespa 2-0, Bregalnica – Golemo Konjari 6-1, Novaci – Skopje  0-1, Kozhufi – Slloga 5-2, Kamenica   Sasa  – Ohri  1-1, Vardari – Detonit Plaçkovica 0-3 dhe Osogova  Shkëndija  (H) 1-1

Exit mobile version