Site icon Tetova Expres

LSDM: Rezultatet e zgjedhjeve në Hungari sinjal për ndryshime politike në rajon

LSDM sot ka reaguar pas humbjes së zgjedhjeve të Viktor Orbanit në Hungari.

Nga atje thonë se qytetarët e Hungarisë e kanë thënë me zë të lartë dhe qartë: “MJAFT autokracia”,
“Pas 16 vitesh sundimi të Viktor Orban, regjimi i tij jodemokratik ka rënë.

Organizata kriminale e VMRO-DPMNE ka mbetur pa aleatin e saj të vetëm në Bashkimin Evropian. Mjaft me fshehjen e Nikolla Gruevskit në Budapest, s’ka më kombinime të fshehta biznesi, s’ka më para kineze që vijnë përmes atij regjimi”, akuzojnë nga LSDM.

Nga atje shtojnë se regjimet autokratike po bien. Më pas është Aleksandar Vuçiq, dhe bashkë me të Hristijan Mickoski. Rajoni i përket Evropës, jo Rusisë.

Exit mobile version