Mediat e Norvegjisë e kanë pagëzuar hero tetovarin Bekim Ahmedi I cili në një lagje të kryeqendrës Oslo hyri në flakë për të shpëtuar fqinjët nga zjarri që shpërtheu në ndërtesë.
Sipas medias norvegjeze VG.no, tetovari 29-vjeçar Bekim Ahmedi bashkë me një 26 vjecar tjetër me emrin Magnus Kevin Strige, të dielën kishin dëgjuar disa britma të cilat vinin nga ndërtesa ngjitur dhe reagoi menjëherë për t`u dalë në ndihmë banorëve.
Bekimi për mediat norvegjeze kishte thënë se nuk pati kohë të mendonte për asgjë tjetër përveç njerëzve që jetojnë në ndërtesë.
Të dy, Ahmedi dhe Strige, patën vështirësi në frymëmarrje dhe janë trajtuar në spitalin Ulleval.
Autoritetet e Norvegjisë thanë se 16 persona u dërguan në spital pas zjarrit.
