Me intonimnin e himnit kombëtar Shqiptar, sot për nder të 27 vjetorit të rënies heroike të dëshmorit të kombit Mudjin Aliu, në organizim të shkollës fillore “Gjergj Kastriot Skënderbeu” në Poroj të Tetovës u organizua krosi tradicional pranveror me nxënësit e kësaj shkolle në kategorinë e djemve dhe vajzave.
Të pranishëm në këtë aktivitet sportiv krahas punonjësve të shkollës të pranishëm ishin edhe përfaqësues të Komunës së Tetovës me në krye zëvendës kryetarin Albi Qamili, familjarë të dëshmorit Mujdin Aliu dhe përfaqësues të Bashkësive Vendore Poroj , Xhepçisht dhe Xhermë. Zëvendës Kryetari, Albi Qamili, si ish-nxënës i kësaj shkolle deklaroi se Komuna e Tetovës do të inkurajojë vazhdimisht aktivitete të kësaj natyre.
“Është një nder dhe emocion i veçantë të paktën për mua që vij dhe kam marrë mësimet e para nga kjo shkollë dhe mbaj mend qysh kur unë kam qenë në shkollë ky kros është organizuar. Komuna e Tetovës do të jetë gjithmonë përkrahë këtyre aktiviteteve të cilat veçse aktivitet sportive na bënë të kujtojmë sakrificat më sublime të bijve më të mëdhenj të Kombit tonë, më trim të kombit tonë Mujdin Aliut i cili la në kujtesën tonë , në memorien tonë se çka do të thotë të duhet atdheu, çka do të thotë të duhet liria dhe drejtësia. Prandaj komuna e Tetovës do të inkurajoj gjithmonë aktivitet të tilla që mësimi i jetës së Mujdin Aliut të jetë mësim jo vetëm për këta nxënës, për ne por për gjithë brezat që do të vinë’’ deklaroi zëvendës kryetari i Komunës së Tetovës Albi Qamili
Drejtori i shkollës Bujar Islami në cilësinë e organitarorit tha se ‘Qëllimi i krosit dhe këtij manifestimi i është që të përkujtohet dëshmori i kombit Mujdin Aliu i cili vinë nga këtë treva .
‘’Qëllimi është që edhe gjatë këtyre manifestimeve të përkujtojmë dëshmorët dhe te nxënësit të instalohet një lloj dëshire, një lloj vullneti që të dinë sa më shumë për vlerat kombëtare, të cilat na si edukator, si institucione, këto janë ngjarje e një historie të re të kombit tonë. Pra nxënësit duhet ta dinë se kush ka qenë Mujdin Aliu, çka ka qenë Mujdin Aliu, vepra e tij sa është e rëndësishme dhe nëpërmjet këtij manifestimi i cili ka karakter edhe sportiv edhe edukativ . Ku po ashtu nga ky lloj aktiviteti sportiv i cili mbanë emrin e dëshmorit të kombit Mujdin Aliu kanë dal shumë sportist të mirënjohur, shumë atlet të mirënjohur të cilët denjësisht e prezantojnë vendin tonë në gara të ndryshme’’ deklaroi Bujar Islami drejtor i shkollës

