Site icon Tetova Expres

SHKËNDIJA SIPAS PLANIT, ZHGËNJEU STRUGA TRIM LUM!

Me nga dy gola që realizuan Meliqi, Ibraimi dhe Latifi kuqezinjt tetovar  regjistruan fitoren e 20 sezonale në ndeshjen e javës së 27-të kundër  Shkupit  duke  vazhduar tw mbajnë hapin për mbrojtjen e titullit kampion. Struga Trim Lum sërish i zhgënjeu tifozët.

Shkëndija ashtu siç edhe pritej nuk hasi në vështirësi për të siguruar tre pikë në përballjen  kundër  Shkupit. Ekipi kuqezi edhe pse me një formacion të kombinuar arriti  të regjistrojë fitore të sigurt  6-0 .

E veçanta e këtij takimi ishte se në përfundim të ndeshjet futbollistët e dy ekipeve  së bashku me tifo grupin  Ballistët”, u  grumbulluan duke kënduar në një zë: “Kush nuk kcen, nuk o shqiptar, o hej!” dhe ‘’o sa mirë me qenë shqiptar’’.

Anes Meliqi i cili luajti vetëm në pjesën e parë duke  realizuar dy  gola, pas ndeshjes tha se kjo ishte e një ndeshje që duhej fituar.

Ishte një ndeshje që duhej ta kalonim. Tani të gjithë e dimë se jemi në sprintin final të kampionatit dhe çdo ndeshje e marrim shumë seriozisht. Fakti që shënuam gjashtë gola do të thotë se ishim shumë seriozë. Dua të potencoj se më vjen shumë keq për gjendjen e Shkupit. Vetë vij nga Shkupi, aty kam lindur dhe uroj ky klub ta kalojnë sa më shpejt këtë krizë dhe të kthehen sa më shpejt aty ku e kanë vendin. Klubi i Shkupit ka histori shumë të madhe dhe mëkat të jenë në këtë gjendje. – deklaroi futbollisti Anes Meliqi.

Advertisement

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar pasditen e djeshme Struga Trim zhgënjeu tifozët vendas me disfatën 1-2 kundër Tikveshit që ishte edhe  disfata e  pestë sezonale. Struga Trim Lum vazhdon të mban pozitën e tretë në tabelë me 55 pikë  apo gjashtë më tepër se vendi i katërt.

Në pjesën e dytë të ndeshjes  ndodhi një skenë trishtuese Pape Fall pati një duel të rëndë me futbollistin kundërshtarë, Petroviq, duke pësuar një goditje të rëndë në krahëror, ndërsa gjatë rënies në tokë, i njëjti kishte lënduar kokën, duke humbur kështu për një çast edhe vetëdijen.

Lojtari  me urgjencë ishte transferuar në spital  dhe  pas ekzaminimeve mjekësore, i njëjti u nënshtrua edhe një incizimi tomografik në kokë, që tregoi gjendjen e tij stabile dhe të qëndrueshme, ashtu që Pape Fall pritet të rikthehet shumë shpejtë me ekipin.

 SHABAN SINANI – TV KOHA
Exit mobile version