Sot pas mesnate, në ora 00:50, në Stacionin Policor të Gostivarit, një 20-vjeçare nga Gostivari ka denoncuar se ajo dhe motra e saj janë sulmuar fizikisht nga daja i tyre në fshatin Turçan i Epërm, derisa ishin për vizitë në shtëpinë e tij. Sipas denoncimit, daja u ka drejtuar edhe kërcënime serioze, por është parandaluar nga babai i tij. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
……
Dje, në ora 11:40, në Njësinë Policore të Kamjanit është denoncuar se në fshatin Bogovinë, në afërsi të një marketi, është përfshirë nga zjarri automjeti i udhëtarëve „Opel Insignia“ me targa gjermane, pronë e një 29-vjeçari. Persona të lënduar nuk ka, ndërsa zjarri është shuar nga ekipi i Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit – Bogovinë. Mbikëqyrje ka kryer ekipi nga SPB Tetovë dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
……
Dje, në ora 15:50, në rrugën magjistrale A2, është privuar nga liria një 21-vjeçar nga Gostivari, i cili drejtonte automjetin e paregjistruar „Golf“ pa leje drejtimi dhe ka kryer tejkalim në vijë të plotë. Automjeti përkohësisht është konfiskuar.
Pastaj, në ora 16:00, në Gostivar, është privuar nga liria një i mitur 14-vjeçar nga fshati Çegran, i cili drejtonte motoçikletën „Aprilia“ me targa të Gostivarit pa leje drejtimi.
Sot pas mesnate, në ora 01:10, në rrugën „Vëllezërit Gjinovski“ në Gostivar, është privuar nga liria një 22-vjeçar nga fshati Vranjoc, i cili drejtonte automjetin e udhëtarëve „Lancia“ pa leje drejtimi. Automjeti është konfiskuar. Pas dokumentimit të rasteve, ndaj tyre do të përgatiten parashtresat përkatëse.
……
Dje, në ora 19:50, zyrtarët policorë nga NjP Kamjan kanë privuar nga liria një 55-vjeçar nga fshati Pallçisht i Epërm. Paraprakisht, rreth orës 17:50, një 46-vjeçar ka denoncuar se në një objekt hotelerik në fshat është sulmuar fizikisht nga 55-vjeçari, i cili e ka kërcënuar me thikë. Pas dokumentimit të rastit, ndaj sulmuesit do të dorëzohet padi përkatëse.
Dje,në ora 13:45, në Njësinë Policore të Jegunocit, një 32-vjeçar nga fshati Vratnicë, në cilësinë e kryetarit të organizacionit komunal të një partie politike, ka denoncuar se gjatë natës mes 12 dhe 13 prillit, një autor i panjohur me mjet të fortë ka thyer tre dritare të zyrës së partisë politike, e vendosur në fshatin Jegunoc. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
……
Dje, në ora 16:00, në Gostivar, zyrtarët policorë kanë shoqëruar një 15-vjeçar nga lagja Mllaki. Gjatë kontrollit tek personi është gjetur dhe konfiskuar një thikë. Ndaj tij do të dorëzohet parashtresë përkatëse sipas nenit 80 paragrafi 7 i Ligjit për Armët.
