Site icon Tetova Expres

“SHKËLQIMI 26”: STËRVITJE TESTUESE PËR STANDARDET E NATO-s!

Me pjesëmarrjen e rreth 1.500 pjesëtarëve të Armatës dhe me mbështetje nga monitorues të NATO-s, nga 19 deri më 27 prill në poligonin ushtarak Krivollak dhe në disa lokacione të tjera në vend do të realizohet ushtrimi taktik “Shkëlqimi 26”.

Nga 19 deri më 27 prill do të mbahet stërvitja ushtarake “Shkëlqimi 26”. Bëhet fjalë për një stërvitje taktike në terren me qitje reale, ku do të marrin pjesë rreth 1.500 ushtarakë.

Gjatë stërvitjes do të përdoren mjete të blinduara, helikopter transporti, mortaja, dronë, si dhe automjetet e blinduara për zbulimin dhe shkatërrimin e mjeteve shpërthyese “Husky 1” dhe “Husky 2”. Automjetet “Stryker” nuk do të përfshihen për arsye administrative.

Njësitë do të duhet të dëshmojnë aftësinë e tyre për të reaguar në më shumë se 20 skenarë të simuluar, që përfshijnë situata dhe incidente të ndryshme, përfshirë edhe forca kundërshtare.

Stërvitja do të zhvillohet nën mbikëqyrje dhe drejtim të vazhdueshëm, pas së cilës do të bëhet vlerësimi nga rreth 40 ekspertë të certifikuar. Pjesa më e madhe e aktiviteteve do të realizohen në poligonin ushtarak të Krivolak.

Advertisement

Nëse gjatë këtij muaji stërvitja “Shkëlqimi 26” merr vlerësim pozitiv nga vlerësuesit e Aleancës, njësia do të vihet plotësisht në dispozicion të komandantit të NATO-s, e gatshme të përballet me sfidat që sjellin tensionet gjeopolitike – nga Lindja e Mesme deri te konflikti ruso-ukrainas.

Sipas autoriteteve, aktualisht nuk ka njoftime për angazhimin e drejtpërdrejtë të kësaj njësie.

Exit mobile version