Site icon Tetova Expres

SPB ; Kronika e zezë për ditën e djeshme 14 Prill Tetovë dhe Gostivar

Dje, në ora 10:10 në SPB Tetovë, një 59-vjeçar nga Tetova ka denoncuar se është mashtruar nga një person juridik nga Tetova, pronë e një qytetari nga Turqia. Sipas denoncimit, në janar të vitit 2026, ai kishte rënë dakord për blerjen e një tepihu për një objekt fetar nga Italia për shumën prej 4.500 eurove, me ç’rast ka paguar një avans prej 3.000 eurosh, por deri në momentin e denoncimit, personi as nuk e ka sjellë tepihun sipas marrëveshjes, e as nuk i ka kthyer paratë.

……Dje,në ora 13:45, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria një 26-vjeçar nga Tetova, duke vepruar sipas një denoncimi paraprak se në shtëpinë e tij ishte sjellë në mënyrë agresive ndaj nënës së tij 59-vjeçare. Gjatë privimit, në shtëpinë e tij është gjetur dhe konfiskuar një kavanoz me marihuanë. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të vijojë kallëzimi përkatës.

……Dje, zyrtarët policorë nga Departamenti Policor i Çegranit kanë arrestuar një 48-vjeçar nga Gostivari, i cili kërkohej në bazë të urdhëresës gjyqësore për vuajtje të dënimit me burg për vepër penale të kryer sipas nenit 284-a të Kodit Penal. Ai është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu i Tetovës për vuajtjen e dënimit.

……Dje, në ora 19:30 në SPB Tetovë, një 49-vjeçar nga Tetova ka denoncuar se rreth orës 18:00 në rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë, pas një debati të shkurtër, djali i tij i mitur është sulmuar fizikisht nga katër persona.

……Sot në ora 01:00 pas mesnate në gjatë një kontrolli në një objekt hotelierik në rrugën “Ilinden” në Gostivar, zyrtarët policorë nga DPB Gostivarkanë arrestuar një 38-vjeçar nga Shqipëria dhe një 43-vjeçar nga Kosova për shkak të qëndrimit të padeklaruar në vend, ndërsa një 48-vjeçar nga Kosova është arrestuar për shkak të punës ilegale dhe qëndrimit në kundërshtim me qëllimin. Ata janë ndaluar në stacionin policor për procedurë të mëtejshme.

Advertisement

Sot në ora 00:30 pas mesnate në Departamentin Policor të Kamjanit, një 19-vjeçar nga fshati Pallçisht i Poshtëm ka denoncuar se më datë 14 Prill rreth orës 19:15 në një autobus, i cili qarkullonte në linjën Tetovë-fshati Pirok, është sulmuar fizikisht nga një 17-vjeçar nga fshati Zherovjan i Tetovës.

……Sot në ora 06:00 të mëngjesit, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë arrestuar një 38 dhe një 40-vjeçar sepse kanë prishur rendin dhe qetësinë publike me sjellje agresive në rrugën “Vëllezërit Milladinovci”. Gjatë kontrollit të evidencës është konstatuar se për njërin prej tyre ka një fletarrest qendror aktiv për vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej gjashtë muajsh për vepër penale të kryer sipas nenit 235 të Kodit Penal. Ai është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu i Idrizovës në Shkup për vuajtjen e dënimit me burg.

……Sot në ora 04:05 të mëngjesit në rrugën “Ilinden” në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë arrestuar një 53 dhe një 30-vjeçar nga Tetova, sepse kanë prishur rendin dhe qetësinë publike duke lëshuar muzikë të lartë. Pas dokumentimit të rastit, ndaj tyre do të vijojë parashtresa përkatëse.

Exit mobile version