Site icon Tetova Expres

UNIVERSITETI I TETOVËS SHËNON DITËN BOTËRORE TË ARTIT

Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Artit, Fakulteti i Arteve i Universitetit të Tetovës organizoi një veprimtari të veçantë artistike, me një seri punëtorish kreative të realizuara nga studentët e Artit Dramatik, Artit Muzikor dhe Artit Figurativ.

Ky aktivitet ishte i hapur për të gjithë maturantët dhe artdashësit, duke ofruar një hapësirë frymëzimi, krijimtarie dhe bashkëpunimi artistik

SENAD ABDULI – Dekan i Fakultetit të Arteve në UT

“Universiteti i Tetovës si zakonisht këtë ditë e kremton me vepra  artistike, natyrisht duke prezantuar të gjitha programet studimore  duke u nisur nga  Fakulteti i Artit Dramatik, Muzikor dhe Artit Figurativ. Ftojmë nxënësit  e të gjitha  shkollave  të mesme  që të vinë  në mënyrë interaktive dhe të shohin punën e artit, të njoftohen me studentë, të njoftohen me  profesor dhe të njihen më për së afërmi dhe të njihen më për së afërmi me punën, misionin që ka arti. Natyrisht arti përpos edukimit ndikon dhe ndihmon jashtëzakonisht  në ndërtimin dhe ngritjen e vlerave morale, shoqërore dhe natyrisht  gjithmonë  duke  synuar  të krijojmë edhe kritikun e artit. Pa art  mendoj se një shoqëri nuk është e bukur. Po them se arti në vazhdimësi ka qenë, është dhe  do të jetë promotor i vlerave  njerëzore dhe ngritjes  shpirtërore të një shoqërie’’

Dita Botërore e Artit shënohet për nder të ditëlindjes së artistit, shkencëtarit dhe zbuluesit të madh Leonardo Da Vinçi. Vendimi ishte marrë para dhjetë viteve në Kuvendin e Përgjithshëm Botëror të Asociacionit Ndërkombëtar të Artistëve që ishte mbajtur në Meksikë.

Advertisement
Exit mobile version