Site icon Tetova Expres

GJUHA SHQIPE NËPËR INSTITUCIONE – REAGIME TË NDRYSHME NGA POZITA DHE OPOZITA!

Shqipja nuk preket, këtë e garantojmë ne! Kuvendi 100% e respekton shqipen – shkroi dje në Facebook, Deputeti i koalicionit VLEN, Adnan Azizi.

“100% të akteve të miratuara nga Kuvendi gjatë vitit të kaluar janë në pajtim me ligjin për përdorimin e gjuhëve. Këtë e dëshmojnë të dhënat nga raporti i publikuar në “Gazetën Zyrtare” për vitin 2025.

Ndërkohë, askush më shumë se deputetët e opozitës shqiptare nuk ka manipuluar me temën e gjuhës shqipe.

Ata që vetëm para kamerave shiten si mbrojtësit të shqipe, gjithë ditën flasin maqedonisht” – shkroi Deputeti Azizi.

Por, kështu nuk mendojnë nga BDI-ja.

Advertisement

Postimi i djeshëm i VLEN i cili tentoi të paraqesë si sukses publikimin dygjuhësor të dokumenteve në Gazetën Zyrtare, përfundoi si dëshmi publike e moszbatimit të ligjit nga institucionet që ata vetë i drejtojnë – reagojnë integristët.

“Edhe më rëndë, me vetë krahasimin që bëri me institucionet tjera, pranoi publikisht se shumë institucione nuk e respektojnë detyrimin ligjor për përdorimin e gjuhës shqipe. Kjo do të thotë se problemi nuk është interpretimi i ligjit. Problemi është moszbatimi i ligjit” – reagojnë nga BDI, duke kërkuar respektim të plotë dhe të menjëhershëm të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve nga çdo institucion shtetëror, pa përjashtim.

Në mënyrë qesharake lavdërohen se Afrim Gashi e paska implementuar 100% Ligjin për Gjuhën Shqipe në Kuvend, ndërkohë që ai vetë deklarohej se Gjuha Shqipe nuk është zyrtare – reagojnë nga ASH-ja e Ziadin Selës.

Por, partia e Selës thotë se nëse ka ndonjë progres në Kuvend, ka vetëm për shkak të meritës së ASH-së.

“Nëse ka ndonjë progres në Kuvend, ka vetëm në materialet për shkak të refuzimit tonë dhe detyrimit që në çdo seancë të na sigurojnë materialet edhe në shqip, siç ishte bllokada e fundit e deputetes Ilire Dauti dhe intervenimeve e reagimeve të shumta edhe të deputetit Elmi Aziri dhe betejave të Liderit tonë, Ziadin Sela, i cili është edhe meritori për ligjin që në 2017 e vendosi si kusht për Qeverinë. Atëherë kur bashkë me Gjuhën Shqipe u zgjodh edhe kryeparlamentari i parë shqiptarë” – thuhet në reagimin e ASH-së së Ziadin Selës.

Advertisement

Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit, nga ana tjetër, dënon ashpër heqjen e gjuhës shqipe nga uebfaqja zyrtare e Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës.

“Ky është një veprim i papranueshëm dhe një goditje e drejtpërdrejtë ndaj të drejtave të shqiptarëve. Edhe më shqetësuese janë raportimet për largime të shqiptarëve nga puna, mungesë përfaqësimi në punësime dhe presione ndaj të punësuarve shqiptarë” – thuhet në reagimin e Arben Taravarit.

Pas kritikave dhe akuzave te shumta te cilet diteve te fundit BDI-ja i ka hedhur ne adrese te VLEN-it lidhur me (mos)perdorimin e gjuhes shqipe nga ana e institucioneve shteterore, ka reaguan ne profilin e tij ne facebook edhe zevendessekretari i pergjithshem i Qeverise z.Hasim Murtezani. Ja reagimi i tij:
“Pasi BDI-ja është lëshuar në PROPAGAND MASIVE ndaj punës së VLEN-it në Qeveri, sidomos ndaj përdorimit të gjuhës shqipe, po na bëhet obligim dhe detyrim t’i KUNDËRPËRGJIGJEMI me fakte propagandës së BDI se gjuha shqipe po përdoret dhe po implementohet në Qeveri!
Po i sjellim si dëshmi vetëm dy, nga qindra dokumentet që nënshkruhen në dy gjuhë në Qeveri!

Exit mobile version