Site icon Tetova Expres

Kontroll në Tetovë, gjendet drogë, arrestohet një person

Mbrëmë policia ka zbatuar një aksion anti-drogë në Tetovë.

Në shënjestër ka qenë një lokal ku ka patur dyshime se po zhvillohen aktivitete të jastëligjshme të tregtisë me lëndë narkotike.

Është arrestuar një 16 vjeçar nga Tetova, i cili ka shfrytëzuar një lokal me qira. Bastisja ishte kryer me pëlqimin e pronarit të lokalit.

Por, inspektorë policor mbrëmë janë parë edhe para shtëpisë së ish-Kryetares së Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, për të cilën thuhet se është e ëma e të miturit të arrestuar nga policia.

Sot në mëngjesi me komunikatë zyrtare doli edhe SPB-Tetovë duke bërë publike edhe foto nga mjetet e sekuestruara narkotike.

Advertisement

“Më datë 16.04.2026 në ora 22:05, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria një 16-vjeçar nga Tetova, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale sipas nenit 215 të Kodit Penal. Gjatë kontrollit në një lokal në Tetovë, të kryer me pëlqimin e pronarit, të cilin i mituri e shfrytëzonte me qira, janë gjetur dhe sekuestruar: 34 paketime me marihuanë, një kuti dhe një qese me marihuanë, një paketim me lëndë pluhuri të bardhë. I mituri është ndaluar në stacionin policor dhe në prani të prindit me të do të zhvillohet bisedë zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të dorëzohet kallëzim përkatës” – thuhet në komunikatën e SPB-Tetovë.

Exit mobile version