Site icon Tetova Expres

LSDM-ja DORËZOI KALLËZIM PENAL KUNDËR MICKOSKIT!

LSDM-ja ka dorëzuar kallëzim penal kundër kryeministrit Hristijan Mickoski, duke e akuzuar për shkelje serioze të rendit kushtetues dhe juridik në shtet.

Socialdemokratët thonë se kryeministri, nga pozita e pushtetit ekzekutiv, ka paralajmëruar publikisht ndjekje penale dhe ka targetuar individë nga opozita dhe familjet e tyre, gjë që sipas tyre paraqet ndërhyrje të drejtpërdrejtë në punën e institucioneve të drejtësisë.

ALEKSANDAR DIMITRIJEVIQ – LSDM

“Kërkojmë që Prokuroria Publike të veprojë menjëherë mbi kallëzimin penal, ta thërrasë Mickoskin në pyetje dhe të parandalohet rrezikimi i mëtejmë i rendit juridik. Le të dëshmojë Prokuroria Publike se askush nuk është mbi ligjin dhe se mund të veprojë në mënyrë të pavarur, e jo vetëm me porosi. LSDM nuk do të tërhiqet para kërcënimeve”

Ekstradimi i ish-kryeministrit Nikolla Gruevski mund të kërkohet vetëm pasi atij t’i hiqet e drejta e azilit në Hungari – tha sot kryeministri Hristijan Mickoski, pas kritikave të shpeshta nga opozita se Qeveria po e zvarrit qëllimisht procedurën për kthimin e Gruevskit në vend.

Advertisement

HRISTIJAN MICKOSKI – Kryeministër

“Ekstradimi i ish-kryeministrit Nikolla Gruevski mund të kërkohet nëse në Hungari, ku ai ka marrë azil politik, atij i hiqet ky status. Në të kundërtën, përgjigjja ndaj një kërkese të tillë për ekstradim do të jetë negative”

Ndërkaq, lideri Venko Filipçe, në emër të LSDM-së, ka dërguar letra zyrtare drejtuar Bashkimit Evropian, Komisionit Evropian, Parlamentit Evropian, raportuesit për Maqedoninë si dhe ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së, për shkeljen serioze të rendit demokratik dhe kushtetues dhe sundimit të ligjit në Maqedoni, sic thonë, pas paralajmërimeve të Mickoskit për ndjekje politike.

Exit mobile version