Site icon Tetova Expres

ZEKOLLI SIGURON: “KORRIDORI 8” DO TË KETË DALJE NË SHQIPËRI

“Korridori 8 do të ketë dalje në Shqipëri patjetë”. Kështu së paku thotë zv/ministrja e Transportit Kaltrina Zekolli e cila thotë se aktualisht priten që të vijnë përfaqësuesit e UNESCO-s për të gjetur zgjidhje ndërsa paralajmëron se gjysmës së parë të vizit 2026 do të flasin për aletrnativë në qoftë se traseja aktuale nuk është mirë e planifikuar.

“Në korridorin 8 po punohet në të gjitha segmentet. E dini se aktualisht segmenti Trebenisht-Qafthanë edhe për aty tani në muajin maj Kryeministri paralajmëroi që do ti pret përfaqësusit e UNESCO-s për të gjetur një zgjidhje. Raporti përfundimtar është në muajin Qershor dhe tutje do të shohim se çfarë alternative dhe modaliteti do të gjejmë por patjetër do të kemi lidhshmëri me shqipërinë dhe patjetër që struga do të jetë e kyçur”.

Zekolli Shaqiri tha se pas përfundimit të marrëveshjes me Kinezët për segmentin Kërçovë-Ohër kanë gjetur zgjidhje tjetër për finansim dhe përfundim të punimeve që janë nisur shumë vite më parë. Sipas saj, nuk parashihet shtyerje e afatit ndërsa i njëjti pritet të përfundojë në vitin 2026 por Qeverisë do i duhen edhe 3 muaj shtesë për të marr lejen që autostrada të lëshohet në përdorim..

 “Sa i përket përfundimit të marrëveshjes me kinezët jeni të informuar. Ajo çfarë mund të them është se ne kemi gjetur një zgjidhje. Nuk ishte e lehtë por me ndihmën e bankave vendore ne kemi arritur që ta sigurojmë shumën e nevojshme që puna mos të ketë ndalesë ose të mos pengohet realizimi. Gjithsej ky projekt e dini që kushton 1.2 miljardë euro. 500 milionë euro veçmë janë lëshuar tek kompania Bechtel-Enka, vetëm për vitin 2026 janë lëshuar mbi 90 milionë kështu që nëse ka nevojë për shtesë do të kemi ribalanc të buxhetit dhe do të  lëshohen edhe ato mjete të nevojshme”.

Korridori 8 mbetet një projekt strategjik për Maqedoninë e Veriut, por realizimi i tij po shoqërohet me sfida të shumta. Punimet vazhdojnë, megjithëse ka vonesa për shkak të çështjeve mjedisore dhe financiare. Projekti është kthyer edhe në temë përplasjesh politike, me akuza dhe kundërakuza mes palëve. Ndërkohë, ekzistojnë paqartësi për disa segmente dhe kontratën realizuese. Pavarësisht kësaj, autoritetet sigurojnë se ndërtimi do të vazhdojë.

Advertisement
Exit mobile version