Site icon Tetova Expres

“ARTI I PËRJETËSISË”: CEREMONI PËRKUJTIMORE PËR SELIM RAMADANIN!

Në Qendrën për Kulturë në Tetovë, në organizim të Familjes Ramadani dhe Shoqatës së Shkrimtarëve “Oeneum”,  promovohen librat “Një melodi e këputur” e autorit Selim Ramadani, “Arti dhe pavdekësia – Selim Ramadani, me autorë Hava Muçollari dhe Ilmi Dervishi dhe “Na bashkoi poezia 25” me autorë Merita Shefqet Abazi dhe Ilmi Dervishi.

Këto promovime u bënë në kuadër të ceremonisë përkujtimore “Arti i përjetësisë – Selim Ramadani” post mortum.

Shkrimtarë, poet por edhe ata që e kanë njohur për së afërmi vazhdojnë të insistojnë që Teatri I Tetovës ta mbajë emrin e tij.

AGIM VINCA – Krijues

“Selimi merrej edhe me krijimtari letrare, nuk ishte pa talent as edhe në këtë fushë, por për mua, ai në radhë të parë është aktor, është artist, krijues që la gjurmë në kulturën shqiptare, ndaj konsideroj se institucioni Teatri I Tetovës, që është teatër profesionist, duhet ta mbajë emrin e tij

Krijimtaria e tij ka qenë ushqimi i tij shpirtëror duke kërkuar hapësirë botimi në revistat dhe gazetat e asaj kohe ku ka qenë produktiv për aq sa ka shkruar duke u marrë me disa zhanre njëkohësisht.

Advertisement

XHELAL ZEJNELI – Profesor

“Ta zbardhim fytyrën, personalitetin, figurën e Selim Ramadanit, I cili është Migjeni i shqiptarëve, këtu në qytetin rrëzë Sharrit. Ka vdekur I ri 30-vjeçar në Spitalin e Shkupit dhe është aktori I parë shqiptar në Maqedoni, I diplomuar, I shkolluar që e ka kryer Akademinë e Artit. Të tjerët pas tij, shqiptarë të Maqedonisë, vijnë pas 30 vjetëve. Emrin e tij ne duhet ta përjetësojmë, nëpër institucionet e shkollat tona, universitetin, teatrin e Tetovës I cili është pa emër”

Ceremonia përkujtimore u organizua nga familja Ramadani në nderim të veprimtarisë së tij dhe boshllëkut që ka lënë pas. Ai u nda nga jeta i ri, gati në moshë sa Migjeni pa arritur t’i nxjerr të gjitha këngët e pakëndueme.

Kjo ceremoni mblodhi në Tetovë, krijues nga të gjitha hapësirat shqiptare.

Advertisement
Exit mobile version