Pranvera, me të gjithë shkëlqimin e saj, zbarkoi në Tetovë.
Temperatura që shkojnë deri në 24 gradë Celsius, mot i ngrohtë, me njerëz që shijojnë motin e mirë, me beharin që ka zbukuruar rrugët e Tetovës dhe me pemët që kanë lulëzuar e vazhdojnë të lulëzojnë, kjo ishte atmosfera e kësaj të shtune në Tetovë, në pjesën qendrore të saj dhe jo vetëm.
Ditët e fundit të Prillit sollën mot të ngrohtë dhe me diell por edhe sasi të konsiderueshme të pluhurit të Saharasë me çka atmosfera ka qenë e turbulluar dhe ndjesia e temperaturave ka qenë më e lartë nga ato reale, sic thonë metereologët, për shkak të lagështisë në rritje të ajrit.
Por, Prilli di të jetë i paparashikueshëm!
Metereologët duke u thirrur në modelin parashikues të Qendrës Evropiane për parashikimin afatmesëm të motit, alarmojnë se nga e marta më 21 prill në vendin tonë por edhe në pjesën më të madhe të rajonit do të zbarkojë një front më i ftohtë ajror nga veriu që do të ulë temperaturat më shumë se 10 gradë Celsius dhe do të ndikojë që temperaturat të jenë nën mesataren e prillit.
Të martën dhe të mërkurën, sipas metereologëve, do të ketë reshje shiu kurse për shkak të frontit të ftohtë ajror do të ketë kushte për reshje dëbore në viset më të larta malore.
Të martën dhe të mërkurën më 21 dhe 22 prill në vendin tonë temperaturat nuk do të kalojnë mbi 15 gradë, kurse vende-vende në orët e mëngjesit do të ketë kushte që temperaturat të zbresin nën zero.
