Site icon Tetova Expres

HELM MINJSH NË USHQIM PËR FOSHNJE – PRODUKTI HIQET NGA SHITJA!

Një skandal serioz po trondit Evropën, pasi në kavanoze për ushqime foshnjash të brendit HIPP në Austri ishte zbuluar prania e helmit të minjve. Janë ngritur alarme urgjente dhe ka nis tërheqja masive nga shitja e produkteve të dyshimta.

Brendi i ushqimit për foshnje “HiPP” ka tërhequr disa nga kavanozët e tij pasi mostra në Austri, Sllovaki dhe Çeki kanë rezultuar pozitive për helm miu, njoftuan autoritetet austriake.

Ata dyshojnë për manipulim me kavanozë 190-gramësh me pure për foshnje pesëmuajshe, të përgatitura nga karrota dhe patate, të cilat shiteshin në supermarketet SPAR në Austri. Mostra e parë rezultoi pozitive të shtunën.

HiPP theksoi se, si masë paraprake, po tërheq kavanozët e shitur në supermarketet SPAR në Austri, ndërsa dyqanet në Sllovaki dhe Çeki kanë larguar nga shitja të gjitha produktet e ushqimit për foshnje të këtij brendi.

Testimet u kryen pasi një konsumator raportoi për manipulim të një kavanozi, bëri të ditur policia, megjithëse askush nuk e kishte konsumuar ushqimin.

Advertisement

Helmi për minj zakonisht përmban substancën bromadiolon, e cila pengon mpiksjen e gjakut, sipas Agjencisë Austriake për Shëndetin dhe Sigurinë Ushqimore. Gëlltitja e këtij helmi mund të shkaktojë gjakderdhje, mavijosje dhe prani gjaku në jashtëqitje. Simptomat mund të shfaqen dy deri në pesë ditë pas konsumimit.

Exit mobile version