Site icon Tetova Expres

LIGA E DYTË: KATËR EKIPET E PARA FITOJNË SIPAS PLANIT

Katër fitore të skuadrave vendase, dy barazime dhe dy fitore tw ekipeve mysafire me gjithsejt 32 gola të shënuar është epilogu i shtatë ndeshjeve  të javës së 25-të në Ligën e dytë të futbollit vendor.

 Katër skuadrat  pretendente për tre vendet e para  Bregallnica, Ohri, Skopje dhe  Shkëndija e Haraçinës kanë  shënuar fitore të pritura.

Shkëndija e  Haraçinës që drejtohet  nga  trajneri  Berat Imeri  në ndeshje kundër Pobedës së Prilepit ka regjistruar fitore të thellë 5-0  dhe  vazhdon të mbetet  në mesin e katër skuadrave  pretendente   për  kreun e tabelës.  Fitore  ka  regjistruar  edhe Bregallnica  1-0 në transfertë kundër Detonit Plaçkovica, Ohri  mundi Prespën  6-1, ndërsa Skopje  7-0 mundi  ekipin Kamenica Sasa

Rezultatet e javës së 25-të: Osogova – Teteksi 2-1, Shkëndija – Pobeda 5-0, Bellasica – Kozhufi 0-0,  Slloga – Vardari 3-3, Detonit Plaçkovica – Bregallnica  0-1, Skopje – Kamenica Sasa 7-0, Ohri – Prespa. 6-1, Golemo Konjare – Novaci 1-2

Tabelën e kryeson Bregallnica me 58 pikë e  ndjekur  nga  Ohri, Skopje  dhe Shkëndija e  Haraçinës me nga 56 pikë.

Advertisement

 SHABAN SINANI – TV KOHA

Exit mobile version