Struga Trim Lum me rezultat t; thellë 4-0 mposhti Bashkimin në Kumanovë, ndërsa Rabotniçki shënoi fitore 2-0 kundër Arsimit. Me këto dy ndeshje u kompletua java e 28-të kampionatit në Ligën e Parë futbollit vendor
Me dy ndeshjet e zhvilluara dje u kompletua java e 28-të e kampionatit në ligën e parë, ku skuadrat vendase regjistruan fitore në tre takime po aq sa fituan edhe ekipet mysafire. Efikasiteti ishte në nivel meqë u shënuan afro 4 gola mesatarisht në çdo ndeshje.
Në stadiumin e Kumanovës ekipi i Bashkimit pësoi debakël duke humbur nga Struga Trim Lum 0-4. Për skuadrën e Bashkimit ishte kjo disfata e tretë në këtë kampionat nga ekipi i Strugës me golaverazh 0-15 nga tre ndeshjet.
Me tre pikët e fituara Struga Trim Lum përforcon pozitën e tretë me 59 pikë. Ndërsa Bashkimi mbetet në pozitë e gjashtë me 37.
Por ndeshja në Kumanovë pati edhe “pjesën e tretë”!
Drejtuesit e skuadrës Struga Trim Lum thanë se pas përfundimit të ndeshjes është krijuar një tollovi ku të përfshirë kanë qenë edhe drejtuesit e skuadrës vendase për çka futbollistët mysafir për rreth gjysmë kanë qenë të ngujuar brenda dhomave të zhveshjes. Më pas ata janë detyruar të dalin me përcjelljen e policisë, ndërsa është dëmtuar edhe autobusi i ekipit. Këtë incident e konfirmoi edhe drejtori sportiv i Struga Trim Lum, Besar Isaku.
Rabotniçki shënoi fitore shpresëdhënëse kundër Arsimit 2-0. Për “romantikët” janë këto tre pikë shpresë që së paku në pesë xhirot e fundit të sigurojë balotazhin për mbijetesë, ndërsa Arsimi mbetet në pozitën e shtatë.
Pas kompletimit të javës së 28-të tabelën e kryeson Vardari me 68 pikë , para Shkëndijës që ka 67. Java e 29 vazhdon të enjten me ndeshjen Arsimi – Shkupi.
SHABAN SINANI – TV KOHA
