Site icon Tetova Expres

LIGA E TRETË-PERËNDIM: KAMJANI KRYESON ME 5 PIKË EPËRSI

Tre fitore të skuadrave vendase dhe dy të atyre mysafire është epilogu i pesë ndeshjeve të xhiros së 18-të në Ligën e tretë Perëndim. Kamjani mundi Vardarin në Bërvenicë dhe tani kryeson me pesë pikë epërsi

 Java e 18-të e kampionatit të futbollit në Ligën e tretë grupi Perëndim  prodhoi  tre fitore të ekipeve vendase dhe dy fitore të ekipeve mysafire.

 Sfida derbi e kësaj  jave u  zhvillua në Bërvenicë mes Vardarit dhe Kamjanit, ndeshje kjo e cila përfundoi me rezultatin 1-3.

 Me tre pikët e fituara në transfertë Kamjani përforcon pozitën e liderit me 43 pikë apo pesë pikë më tepër se Vëllazërimi Kërçovës  në vendin e dytë me  38 pikë.

 Ndeshje interesante  ishte edhe dueli  Renova – Xhepçishti që përfundoi  me fitoren e ekipit mysafirë me rezultatin 2-3.

Advertisement

 Napredoku i Kërçovës mundi Dobroshtin 4-2, Reçica  mundi Lubotenin 3-1 dhe Skënderbeu në Poroj mundi Dritën e Bogovinës  1-0.

 Pas ndeshjeve të javës së 18-të tabelën e kryeson Kamjani me 43 pikë para Vëlllazërimit me 38 pikë.

 Shaban Sinani – TV Koha
Exit mobile version