Dje, në ora 11:15, në Stacionin Policor të Gostivarit, një 43-vjeçar nga fshati Gradec i Gostivarit, ka raportuar se një ditë më parë rreth orës 21:30 është sulmuar fizikisht nga një qytetar nga Gostivari. Sipas raportimit, sulmi ka ndodhur në banesën e të denoncuarit pas një debati paraprak lidhur me pagesën për punët e kryera. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
……Dje, në ora 13:10, në Njësinë Policore të Tearcës, një 66-vjeçar nga fshati Përshevcë, në cilësinë e kryetarit të bashkësisë lokale, ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga dy bashkëfshatarë të tij. Sipas denoncimit, sulmi ka ndodhur një ditë më parë rreth orës 11:55 pranë rezervuarit të ujit të fshatit, ku ishin angazhuar punëtorë për riparimin e kolektorëve.
……Dje, në ora 22:00, në Njësinë Policore të Zherovjanit, një 66-vjeçar nga fshati Zherovjan ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një 17-vjeçar nga i njëjti fshat.
……SPB Tetovë dhe DPB Gostivar gjatë ditës së kaluar kanë kryer kontrolle të intensifikuara, me ç’rast për shkak të drejtimit të pakujdesshëm të automjeteve janë ndaluar disa persona dhe u janë sekuestruar automjetet:
Në rrugën “101” në Gostivar, është privuar nga liria një 23-vjeçar nga fshati Tërnovë, i cili drejtonte automjetin e pasagjerëve “Renault” me targa të Tetovës pa pasur patentë shoferi. Automjeti është sekuestruar për procedurë të mëtejshme.
Në rrugën magjistrale Tetovë-Gostivar, është privuar nga liria një 29-vjeçar nga Gostivari, i cili drejtonte automjetin “BMË” me targa të Gostivarit pa patentë shoferi. Automjeti është sekuestruar për procedurë të mëtejshme.
Në fshatin Kallnik, Komuna e Bogovinës, pas një aksidenti trafiku të ndodhur më parë, është privuar nga liria një 26-vjeçar nga fshati Novakë, i cili drejtonte një “BMË” pa patentë shoferi. Automjeti është sekuestruar për procedurë të mëtejshme.
Në rrugën magjistrale Gostivar-Tetovë, pranë pikës së pagesës rrugore Tetovë, me automjetin “interceptor” është matur shpejtësia e lëvizjes së një automjeti “Mercedes” me targa të Gostivarit prej 178 km/orë, në një vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është 80 km/orë. Shoferi, nj 42-vjeçar nga fshati Çegran i Gostivarit është privuar nga liria, ndërsa automjeti është sekuestruar.
Në autostradën Tetovë-Shkup, është privuar nga liria një 42-vjeçar nga fshati Mitrashincë e Berovës, i cili drejtonte automjetin “Ford” me targa të Berovës. Gjatë alkooltestit, tek ai janë konstatuar 2.38 promilë alkool në gjak. Automjeti është sekuestruar për procedurë të mëtejshme.
Pas dokumentimit të rasteve, ndaj personave do të vijojnë kallëzimet përkatëse.
